Të merkurën Parlamenti i Malit të Zi votoi për Nikolla Mugoshën për  kryetar të ri të Komisioni shtetror. Për Mugoshën bashkuan votat deputetet e opozitës me atë të Lëvizjes URA nga pozita. Deputet e DF-së (partitë proserbe) votua kundër kurse Demokratët ishin të përmbajtur, shkruan Ulqini Online.

Duket se ky votim ka revoltuar deputetët e DF-së të cilët kanë inicuar që në mbledhjen e parë në vazdhim të parlamentit më parë të diskutohet për mocionin e mosbesimit  ndaj qeverisë, nismë kjo e opozitës.

Opozita ka siguruar deri tani 40 vota por që për shkarkimin e qeverisë duhet 41 të tillë.

Sipas të gjitha mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi pritet të ndodh ditën e hënë të javës së ardhshme.

By admini