Në faqet e Ulqini Online për më pak se dy ditë u mbajt një sondazh online me pyetjen se për cilën parti do të votoni për Kuvendin komunal të të Ulqinit nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme?

Në listë ishin të gjitha subjektet politike të cilat janë pjesë e kuvendit aktual të Komunës së Ulqinit. Renditja e subjekteve politike ishte sipas renditje alfabetike të emrit të subjektit.

Mundësi votimi kishin personat vetem nga nje adresë dhe platforma ku është realizuar ky sondazh është mjaft serioze dhe përdoret edhe nga faqe të njohura ndërkombetare për qëllime të tilla.

Në votim morën pjesë 258 persona dhe subjekti që ka marrë më së shumti vota është URA me 84 vota apo 32,56% e ndjekur nga Forca me 54 vota apo 20,93%.

Më poshtë mund të shikoni rezultatet e plota të këtij sondazhi.

By admini