Sot me datën 25.08.2021, kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti në vizitë lamtumirëse   ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi Sh. E. T.  Ylber Hysa të cilit i  përfundon mandati i ambasadorit, mësohet nga kumtesë për opinion e Forcës së Re Demokratike .

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin e deritashëm me partitë politike shqiptare dhe strukturave shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi, duke u fokusuar në statusin aktual të shqiptarëve në Mal të Zi.

Të dyja palët u dakorduan se duhet të punohet në mënyrë intensive në ruajtjen, përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryetari i Forcës, Nazif Cungu e falënderoi ambasadorin Hysa për bashkëpunim dhe interesimin e treguar të cilin e tregoi gjatë kohës së mandatit të tij.

Kryetari Cungu i uroi ambasadorit Hysa suksese në punën e ardhshme.

By admini