Ilustrim: Komuna e Ulqinit

Sot, gazeta Vijesti vërtetoi atë që Forca e Re Demokratike ka kumtuar për një kohë të gjatë që Komuna dhe organizatat e saja, vetëm për tatime e kontribute dhe atë bile vetëm shtetit i kanë mbi 10 milionë euro borxh. Borxhet ndaj furnitorëve dhe partnerëve të tjerë, si dhe borxhet që palët e treta i kanë Komunës janë shifra “që nuk tregohen”, kështu fillon kumtesen për opinion Forca e Re Demokratike. 

Kjo praksë e keqe shtyhet nga muaji në muaj, nga viti në vit, nga zgjedhjet në zgjedhje. 

Kujtojmë që stili “ku rafsha, mos u vrafsha” i menaxhimit të Komunës, ndërmarrjeve të saja dhe financave të tyre ka filluar para shumë viteve kur Komuna,  në vend që të jetë shërbim i qytetarëve, është bërë shërbim për punësime dhe financime të paligjshme të zgjedhjeve dhe tekave të pushtetarëve të cilët po e mbajnë peng Komunën edhe sot e kësaj dite, vazhdon kumtesa.

Kujtojmë që atëherë, pa asnjë arsyetim është dyfishuar numri i të punësuarve dhe janë dyfishuar rrogat e administratës. Duke mos ditur dhe mos njohur  analizën e gjendjes së përgjithshme ka ardhur deri tek shpenzimi i mjeteve buxhetore të cilat për çdo vit  veç se janë grumbulluar dhe rritur.

Komunës së Ulqinit i nevojitet menaxhim efikas,  transparent dhe llogaridhënës që të mos ballafaqohet me probleme financiare dhe shpenzime të panevojshme që bëhen barrë e madhe për buxhetin e Komunës dhe ia paralizon shërbimet që duhet të marrin qytetarët nga Komuna dhe institucionet e saja.  Meqë tashmë është e qartë që me Komunën e Ulqinit do të merret edhe Qeveria edhe organet e drejtësisë, qytetarëve të Ulqinit duhet sa më parë t’i mundësohet që të vendosin për një udhëheqësi të pastër, të aftë e vizionare të qytetit në zgjedhje, përfundon kumtesa për opinion e Forcës së Re Demokratike.

By admini