Në kuadër të “Skenës Verore 2021” në ambientet e Muzeut dhe Galerisë së Arteve në kalanë e Ulqinit, u promovua filmi dokumentar “Tradita e vendit tim “realizuar nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, të autores Hatixhe Nelaj. Projekti është përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi.
Për rëndësinë dhe vlerën e këtij dokumentari folën Ismet Karamanaga ,kryetar i Shoqatës “Miqtë e Kalasë”, dhe udhëheqësi i Muzeut Gazmend Kovaçi të cilët vlerësuan lartë punën e bërë dhe idenë për realizimin e një dokumentari të tillë i cili do të ju shërbejë brezave të rinj në një të ardhme jo shumë të largët.
Autorja e këtij dokumentari Hatixhe Nelaj ,njehë rit dhe drejtoresha ekzekutive e SOS telefonit falënderoi ekipin punues të këtij dokumentari ,Gazetarët Dafina Teliqin dhe Artan Likën,si dhe kameramanin Shaban Bani Bajraktari,duke u shprehur se kjo punë e madhe nuk do mund të realizohet pa një ekip profesionale. Publiku pati mundësinë të ndiqte rrëfimet e katër zejtarëve vendas, të njihet me vështirësitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar me dekada të tëra,me kulturën dhe traditat e zejeve të ndryshme.
“ Jam falënderuese mjeshtrit artizan të barkave, më plotë gojë do të them një mjeshtri të rrallë, jo në komunën tonë ,por edhe më gjerë. Fjala është për Xhevat Xhevko Kashoxhën, argjendarit Jak Çivlaku që ka një traditë familjare të trashëguar brez pas brezi, dhe çiftit nga Milla e Anës së Malit, Rrukije dhe Fadil Veliqi të cilët rrëfyen për doket, traditën dhe zejen me të cilin janë marrë punimin e çakshirëve, por edhe për disa doke të zonës në fjalë” u shpreh Zonja Nelaj .
Në fund protagonistëve të dokumentarit ju ndanë mirënjohje për kontributin që kanë dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Ulqinit si edhe buqete me lule për të gjitha femrat të cilat ishin prezent në këtë mbrëmje brenda mureve të Kalasë.