17.09.2014., Zagreb -  Medvescak je potpisao ugovor s mladim napadacem Aaronom Palushajem. Americki igrac, koji vuce korijene iz Albanije, Medvjedima se pridruzio na treningu. Photo: Marko Prpic/PIXSELLHokeisti me prejardhje shqiptare Agron “Aaron” Palushaj, është ende 25-vjeçar, mirëpo në karrierën e tij ai ka pasur mjaft lëvizje deri më tash dhe po ashtu ka shijuar mjaft suksese. Ka fituar medalje botërore, ka luajtur në ligën më të fortë në botë, atë të SHBA-së NHL dhe së fundi i është bashkuar ligës kontinentale të Evropës KHL, në të cilën ligë luan për skuadrën Medvescak Zagreb, shkruan sot Koha Ditore.

Palushaj është hokeisti i dytë me prejardhje shqiptare që ka luajtur në ligën më të fortë në botë të hokejit në akull (NHL). Para tij ka luajtur Tahir “Tie” Domi që kishte bërë famë të madhe me skuadrën Toronto Maple Leafs, ndërsa veçanërisht kishte qenë i njohur për rrahjet e tij me kundërshtarë në arenë dhe për minutat e suspenduar, ku ende është njëri prej më së tepërmi që ka kaluar minuta suspendimi në histori të ligës NHL.

Ndryshe nga Domi, Palushaj është i njohur për aftësitë e tij për shënim të golave dhe për asistime. Madje këto aftësi e kanë shpënë atë deri te Përfaqësuesja e SHBA-së në hokej në akull, me të cilën fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit të kaluar në Suedi e Finlandë.

Palushaj para disa ditëve ka firmosur kontratë me skuadrën e Zagrebit. Te kjo skuadër ai është tash afër vendit të origjinës së tij, pasi babanë e ka nga Ulqini dhe ai kishte emigruar në SHBA në vitet 1970.

“Hokeji jo gjithmonë ka qenë i lehtë për mua. Është dashur të punoja shumë dhe të jem shumë i përkushtuar për të arritur suksese. Fitimi i medaljes së bronztë me SHBA-në ka qenë kulmi i karrierës së deritashme. Unë shpresoj të jem me SHBA-në në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, mirëpo deri atëherë ka mjaft kohë dhe duhet mjaft punë”, ka thënë Palushaj për gazetën.  /KOHA.net/

 

By admini