Kryetari aktual i këshillit komunal të DPS të Ulqinit Loro Nrekiq në një prononcim për të përditshmen Vijesti tregon se do të kandidojë përsëri për të njëjtën pozitë edhe pse disa kolegë ia zënë për të madhe se nuk ka arritur që të formojë qeverinë me partitë shqiptare.
Ai shprehet se DPS në kohën e tij në Ulqin ka pasur rritje dhe është bërë partia më e fortë në qytet.
Kohëve të fundit bisedohet që në Ulqin ka bisedime në mes DPS dhe partive shqiptare për formimin e një qeverie të re. Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as Nrekiq.
”Po, ka iniciativa dhe ne si partia më e fortë në Ulqin në mënyrë të përgjegjshme do të sillemi ndaj tyre”, u shpreh ai pa specifikuar se më kend është biseduar.
Nrekiq poashtu ka akuzuar rëndë nëpunësit lokal se nuk punojnë asgje dhe as që e dinë punën e vet.
Shihet se shum prej jush nuk e dini, apo doni me e krey punen, tuaj. Sikur Ulqini te kishte nji prosperitet qe ishte dasht ta arrinte tash mas se 20 vjete nuk ka randsi se kush asht ne fuqi. Nuk po fitojme gja qe shqiptaret jane ne fuqi tash. Kane qene kreytar komune shqiptar cdo here (Ahment Hoxha, Fadil Taipi, etj., etj.) pro situata e Ulqinit me rethe nuk ka ndryshue per te mire.