Shpallet Thirja e Tretë për projekt propozime brenda Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020

Qeveria e Malit të Zi – Zyra e Integrime Evropiane dhe Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE në Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës shpallen Thirrjen e Tretë për projekt propozime për projekte të përbashkëta në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020.

 Fondet në vlerë prej 3.48 milion EUR janë në dispozicion nën këtë thirrje dhe janë të përkushtuar për prioritet tematike që lidhen me punësim, mbrotjen e mjedisit dhe turizmin.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 25 qershor 2021.

Më shumë informacion, si dhe paketen e aplikimit, mund të shkarkoni në web faqen e Ipa Programit Mal i Zi – Kosovë apo duke klikuar këtu.

By admini