Lista Shqiptare ditë më parë kishte dorezuar kërkesë qe Ligji mbi eliminimin e pasojave te ekspropriimit te pronës ne Gjirin e Valdanosit te futet ne Rend te Dites se mbledhjes te Kuvendit qe u mbajt sot, shkruan Ulqini Online.

Kjo kërkesë u pranua dhe u përkrah nga të gjithë deputetet. Deputeti i Listës shqiptare Genci Nimnabegu u shpreh me fjalë superlative për deputetet që e votuan.
‘’Njëzërit deputetët në Kuvendin e MZ kan përkrah Ligjin mbi kthimin e pronës në Valdanos për në Rend të ditës.76 vota pro dhe asnje kunder! Mrekulli!”, kështu e cilësoi votën në Kuvendin e Malit të Zi.

Nëse e gjithë kjo është befasi api efekti i ndikimit të ”fenomenit Abazoviq”, mbetët për tu parë.

By admini