Ulqini

‘‘Asgje nuk është e rastësishme, as rastësia‘‘, fjali e ndëgjuar dhe e lexuar.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi befasia kishte nje emër, Lëvizja URA dhe lideri i saj Dritan Abazoviq.  Një shqiptar me një parti qytetare të marrë aq vota sa të jetë çelësi i krijimit të qeverisë së re në Mal të Zi pak kush e kishte besuar, shkruan Ulqini Online.

Por që një rezultat i tillë nuk ishte i rastësishëm dëshmonte koha në të kaluarën e veprimtarisë politike të Abazoviqit por edhe veprimet pas zgjedhjeve. Rezultati i veprimeve të Abazoviqit dhe subjektit të tij mund të shikohet te një frymë e re e krijuar në Mal të Zi e sidomos në Ulqin.

Vetem një detaj i vogël por me peshë të madhe. Deri tani, në përzgjedhjet e kuadrove udhëheqës të institucioneve publike çelës i vetëm ishte militanizmi dhe përkatësia politike dukë bërë që një pjesë e madhe e kuadrove të mirefilltë të mos vinin në shprehje dhe për rrjedhojë të mos ndihet kontributi i tyre. Por duket që Abazoviqi dhe URA e tij po tentojnë të vendosin një standart të ri duke vendosur që për përzgjedhje të udhëheqësve të institucioneve si kriter të jenë aftësitë profesionale dhe jo ata partiake.

Nëse shtyhet përpara një agjendë e tillë, është e padiskutueshme që e ardhmja e subjektit që ai drejton do të jetë e sigurt. Nëse përsërit dhe bënë të të njëjtat gabime si partite tjera që kanë qenë në qeverisje deri tani, fundi mund të jetë edhe më i shpejtë.

By admini