Në Kosovë kësaj të diele do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas vendimit të Gjykatës kushtetuese për të shpallur jolegale qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.

Në lidhje me këto zgjedhje është deklaruar edhe i pari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i cili në këto zgjedhje ka dalur hapur në mbështetje të Albin Kurtit.
“Ka kohë që me mikun tim, Albin Kurtin kemi filluar shumë aktivitete dhe që moti jemi dakorduar të përkrahim njëri-tjetrin në çdo proces.
Andaj e ndiej obligim që edhe në këtë mënyrë të mbështes fuqishëm Albinin, duke vlerësuar se ka ardhë koha jonë që me përgjegjësi t’i realizojmë detyrat, mbështetur në idealin dhe vizionin tonë kombëtar për përparimin e merituar të qytetarëve tonë në çdo aspekt!”, shkruan ndër të tjera Gjeloshaj në një post të tij për këtë temë, shkruan Ulqini Online.

Zgjedhjet e kësaj të diele në Kosovë do të jenë shumë interesante pasi Lëvizja Vetevendosje e Albin Kurtit synon rezultat që të mund të formojë qeverinë e vetme.

Shkrimin e plotë të Gjeloshajt mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuar miq,
Jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahën me 14 shkurt në Kosovë.
Ky proces është tepër i rëndësishëm për të krijuar njëherë e mirë institucione stabile të Republikës së Kosovës.
Kosovës i duhet unitet politik përbrenda korpusit nacional për të arritur qëllimin e shtetit sovran dhe ekonomikisht të fuqishëm!
Ka kohë që me mikun tim,
Albin Kurti
kemi filluar shumë aktivitete dhe që moti jemi dakorduar të përkrahim njëri-tjetrin në çdo proces.
Andaj e ndiej obligim që edhe në këtë mënyrë të mbështes fuqishëm Albinin, duke vlerësuar se ka ardhë koha jonë që me përgjegjësi t’i realizojmë detyrat, mbështetur në idealin dhe vizionin tonë kombëtar për përparimin e merituar të qytetarëve tonë në çdo aspekt!
Miqësisht,
Nik Gjeloshaj

By admini