Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarja Hadixhe Gjoni me bashkëpuntorë pritën Rektoren e Universitetit ”Luigj Gurakuqi” në Shkodër prof. Dr.Suzana Golemi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqëruar nga drejtori i Shkollës Fillore ”Marshall Tito” Dr. Arben LLunji, njoftohet nga Kabineti i Komunës së Ulqinit.

Gjatë këtij takimi të hapur dhe miqësor u diskutua për urat e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe projekteve që mund të realizohen.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, duke i falenderuar strukturat e Universitetit ”Luigj Gurakuqi” për çdo gjë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi. Poashtu foli dhe për potencialet e bashkëpunimit në perspektivën e integrimeve evropiane jo vetëm në lëmin e arsimit por dhe midis dy qyteteve Ulqin dhe Shkodër.

By admini