Mjekja gjinekologe e njohur në qytetin e Ulqinit, dr. Sadije Hollaj është emëruar u.d. e drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.
Këtë post dr. Hollaj, e cila ka një prapavi të pasur profesionale, do ta mbajë deri sa të zgjedhet udheheqësi i ri i këtij institucioni.
Ky emërim vjen pas vendimit të Ministrisë së shëndetsisë për shkarkim të të gjithë drejtorëve të cilët në pozita të udhëehqëse kanë qenë më shumë se dy mandate, në mesin e të cilëve ishte edhe tashmë ish drejtori i këtij institucioni dr. Pavle Marnikoviq.