Edi-Rama-dhe-Hashim-ThaçiKëshilltarët Andrija Qetkoviq nga SNP dhe Millan Rolloviq nga DF nuk kanë qenë fare prezent në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit ku kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Ram dhe zv.kryeministri të Kosovës z. Hashim Thaçi  iu është dhënë mirënjohja ”Qytetar nderi” të qytetit të Ulqinit.

Këshilltari Qetkoviq përveç që nuk pajtohet me këtë veprim ai mendon që ky është provokim për ato që nuk janë shqiptarë por edhe për një pjesë të shqiptareve.
“Është e pamundur që dhënia e mirënjohjes të bëhet  pa pëlqimin e autoriteteve shtetërore. Unë mendoj se me asnjë  veprim nuk kanë kontribuar për  qytetin e Ulqinit, dhe unë konsideroj këtë një provokim për ata që nuk janë shqiptarë, por edhe për një numër të madh të shqiptarëve, sepse ky është e akt i pashembullt”, deklaroi Qetkoviq për Antena M.

Për këtë arsye Qetkoviq paralajmëron që SNP do të të nis procedurat për ankimim kushtetues.

Pak a shumë në të njëjtën linjë është edhe këshilltari tjetër, Millan Rolloviq, i cili mendon se vendimi nuk është sjellë në përputhje me ligjin.

By admini

One thought on “Paralajmërojnë ankesë – ”Rama dhe Thaçi përfundojnë në gjykatë?””
  1. PUNE PRRALLASH. A DISKUTOHET NE PARLAMANT TE MALIT TE ZI SE TE CILAT PERSONALITETE DUHET FTUA APO DEKORUA .
    ZHVILLIMI I MARDHENJEVE MIQESORE DHE FQINJESISE TE MIRE ESHTE PARIM NE PAJTIM MRE LIGJ TE MALIT TE ZI DHE BESHKIMIT EUROPIAN.
    PERNDRYSHE NUK I KEMI FTUAR PA MARREESHTJE ME “BOSIN”

Comments are closed.