Futbollisti i talentuar 16 vjeçar nga Ulqini, Edin Karamanaga, ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me klubin e futbollit Buduqnost nga Podgorica.
‘’Për mua, si një i ri nga një qyteti i vogël si Ulqini, është arritje e madhe të nënshkruaj kontratë me një klub siç është Buduqnost, që ka traditë të madhe në futboll’’, u shpreh Karamanaga për faqen e klubit, shkruan Ulqini Online.
Edini ka lindur ne vitin 2004, luan për kadetët dhe të rinjtë, kurse pozicioni i tij është ai i anësorit.