Në kujtim të veprës dhe jetës së teologut dhe humanistit z. Husejn Bisha, kështu e fillon shkrimin e tij Basri Bisha pasi ka hapur në platformën gofundme mundësinë për të ndihmuar familjen e tij.

Në luftën e egër me sëmundjen e Covid 19, ndër të shumtët që e humbën betejen më këtë sëmundje ishte edhe teologu e humanisti z. Husejn Bisha.
Husejn Bisha u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare, ishte bashkëshorti i Samres, babai i Aminës, Muhamedit dhe Sumejes. Ai tërë jetën e vet ia kushtoi veprës më të bukur njerëzore-bamirësisë. Ishte njeri me zemër të madhe, shembull i jashtëzakonshëm i njeriut të dashur, ku gjithmonë e gjente mënyren për tu ndihmuar njerëzve në nevojë.

Ishte themelues i Fondacionit Nur, i cili ka ndihmuar me qindra refugjatë të ardhur në Ulqin nga Kosova në kohën e luftës, nismëtar për ndërtimin e dy kulteve fetare, në Bojk dhe Shtegvash, hapjes së gjimnazit “Drita”, si dhe shumë iniciativave të ndryshme në ndihmë të atyre që kishin nevojë.

Nisur nga qëllimi i mirë i disa bashkëvendësve në diasporë dhe vendlindje kemi menduar që familjes së të ndjerit t’i gjendemi pranë financiarisht për tejkalimin e vështirësive të paraqitura me rastin e humbjes se tij, me qëllim që veprat e nisura nga ai të mos ndalen këtu.

Shpresojmë që qëllimi ynë i mirë të has në mirëkuptimin tuaj.

Ju faleminderit dhe Zoti u shpërbleft!, përfundon shkrimin e tij iniciatori Basri Bisha.

Më poshtë mund të klinkoni në linkun në gofundme për të ndihmuar.

https://www.gofundme.com/f/in-memory-of-hysejn-bisha?sharetype=teams&member=7380020&pc=fb_co_campmgmt_w&rcid=r01-160977718149-f01cce7980bf45bc&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_lico%2Bshare-sheet&fbclid=IwAR1JlLCoQU4jJyT7xrHvd7pB-zyJxNBnidFyhoj3xc0-5GWhDeqKr5UJbDA

By admini