Prof.dr. Eshref Ymeri
Si ka mundësi?
“Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez
E shtrova këtë pyetje si nëntitull për disa arsye që do t’i parashtroj në vijim.
Si ka mundësi që shumë personalitete të shquara nga radhët e dijetarëve perëndimorë kanë pasë qenë radhitur në krahun e së vërtetës historike dhe shkencore lidhur me lashtësinë e gjuhës shqipe dhe shteti shqiptar i Tiranës s’e ka vënë absolutisht ujët në zjarr për t’i kujtuar dhe nderuar ashtu siç e meritojnë?
Ata dijetarë janë të shumtë, por këtu dëshiroj të përmend emrat e vetëm katër prej tyre: një i periudhës së lashtësisë, një i periudhës në kapërcyell të mesjetës dhe dy të kohëve mederne, të shek XX.
I pari i përket lashtësisë romake të periudhës paskristiane. Ky është Plini Plaku (23-79 e.r.). Në vëll. VI, të veprës së tij me titull “Naturalis Historia”, f. 95, e cila përbëhet prej 37 vëllimesh dhe është botuar në vitin 77, ai ka shkruar se romakët e patën marrë alfabetin nga pellazgët.
I dyti i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Është fjala për dijetarin e shquar gjerman Lejbnicin (Gottfried Wilhelm Leibniz – 1646 – 1716), i cili ka thënë se në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe.
E treta është përkthyesja dhe albanologia e shquar bavareze
(1882-1956), e cila jetën e vet ia pati kushtuar historisë dhe kulturës shqiptare, të pasqyruar në 20 veprat e botuara.
I katërti është Prof. Horald Whitehall (1905-1986), profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 1951 deri në vitin 1986. Ky profesor i njohur ka shkruar:
“Shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar”.
Si ka mundësi që shteti shqiptar i Tiranës të heshtë për të vërtetën historike që thuhet në
Enciklopedinë e Madhe Greke:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).
Shteti shqiptar i Tiranës, përmes Presidencës, duhet t’i shprehte mirënjohjen më të thellë Redaksisë së Enciklopedisë së Madhe Greke dhe ta vlerësonte me një Çmim të lartë, kurse Akademia e Shkencave duhet t’i shpallte anëtarë nderi anëtarët e asaj Redaksie. Por, fatkeqësisht, këtë të vërtetë të shenjtëruar, të botuar në Enciklopedinë e Madhe Greke, edhe shteti shqiptar i Tiranës, edhe Akademia e Shkencave e kanë anashkaluar, duke harruar qëllimisht që Redaksia e asaj Enciklopedie ka dalë kundër qëndrimeve shoviniste që janë mbajtur dhe vazhdojnë të mbahen në Greqi për prejardhjen e shqiptarëve. Shteti shqiptar i Tiranës nuk mund të mos e anashkalonte të vërtetën historike dhe shkencore të Enciklopedisë së Madhe Greke, sepse rrënjët e servilizmit të tij ndaj Greqisë zënë fill që në periudhën e diktaturës komuniste, kur kryediktatori Enver Hoxha, duke ulur keq, deri në vetëposhtërim, autoritetin e vendit tonë, pati kërkuar me ngulm vendosjen e marrëdhënive diplomatike me Athinën, pa këmbëngulur fillimisht për shfuqizimin prej saj të ligjit paradoksal të luftës, i cili vazhdon të jetë në fuqi edhe në ditët tona, si edhe duke lënë krejtësisht në harresë gjenocidin e egër të shtetit kriminal grek kundër Çamërisë. Shteti shqiptar i Tiranës pas vitit 1990, po ashtu, nuk mund të mos e anashkalonte atë të vërtetë, sepse servilizmin politik ndaj Greqisë, të trashëguar nga periudha e diktaturës komuniste, e përsosi edhe më tej, duke e ngritur deri në nivelin e filozofisë së nënshtrimit politik ndaj Athinës. Akademia e Shkencave nuk mund të mos e anashkalonte atë të vërtetë, sepse ajo nuk ka qenë kurrë kështjellë e mbrojtjes së të vërtetave historike dhe shkencore për prejardhjen e shqiptarëve, ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ngrehinë pa identitet,. e vënë kokë e këmbë në shërbim të servilizmit të kastës politike të Tiranës në marrëdhëniet me grekoserbizmin. Prandaj ajo akademi nuk e ka ngritur kurrë zërin kundër shtetit të Tiranës, i cili kaloi në Kuvend ligjin antikombëtar për ekzistencën e 9 minoriteteve në Shqipëri, ndërkohë që lejoi të hidhet në qarkullim një vepër antishkencore, ku deklarohet se 93% e fjalëve të gjuhës shqipe na qenkan të huazuara! Pra, politika antikombëtare e shtetit të Tiranës bashkëpunon ngushtë me antishkencën e Akademisë së Shkencave për vënien në jetë të strategjisë së kahershme të grekoserbizmit, sipas të cilit shqiptarët “nuk janë rrënjës” në trojet e tyre etnike, sepse “nuk ekziston” një komb shqiptar, por “ekziston një bashkësi nacionalitetesh”, “nuk ekziston gjuha shqipe”, por “ekziston një gjuhë me fjalë të grabitura nga gjuhët e tjera”. Ky qëndrim antikombëtar i kastës politike të Tiranës dhe i Akademisë së Shkencave, vjen në sinkroni të plotë me raportin e politikanit zviceran Dik Marti (Dick Marty – 1945) kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raport ky, i cili ishte i mbushur me mashtrime, me shprehje raciste për shqiptarët, si shoqëri fisnore, se shqiptarët nuk janë komb.
Domosdo, s’mund të ndodhë ndryshe. Politika antikombëtare e Kuvendit të Shqipërisë për 9 minoritetet dhe antishkenca e Akademisë së Shkencave kundër gjuhës shqipe, flasin me një zë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, se në krye të Kuvendit dhe në krye të Akademisë janë dy mbeturina të diktaturës komuniste, të emëruara nga kryeministri, i cili vetë, po ashtu, është një mbeturinë e diktaturës komuniste.
Si ka mundësi që historiani grek Kostandinos Pangalis ka deklaruar që helenët e dikurshëm janë shqiptarët e sotëm dhe shteti shqiptar i Tiranës e ka kaluar në heshtje deklaratën e tij?
Si ka mundësi që historiani grek
ka deklaruar publikisht se ilirët janë popull i lashtë dhe shqipja është më e vjetër se latinishtja dhe shteti shqiptar i Tiranës e ka kaluar në heshtje deklaratën e tij?
Si ka mundësi që, ashtu si edhe historiania e talentuar shqiptare Elena Kocaqi, historiania greke Maria Efthimiou, profesore e historisë në Universitetin e Athinës, ka deklaruar publikisht se Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë, dhe shteti shqiptar i Tiranës e ka kaluar në heshtje deklaratën e saj?
Si ka mundësi që legjenda e kinematografisë botërore Irene Papas (1926) ka deklaruar publikisht se nuk mund të largohet nga kjo botë e të mos thoshte të vërtetën se ishte shqiptare, se nëna e saj ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria, se ai kishte qenë mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë grekë, dhe Tirana zyrtare e ka kaluar në heshtje deklaratën e saj? Këtë ikonë të artit kinematografik botëror e rriti, e edukoi dhe e pajisi me kulturë të gjerë Greqia. Megjithatë, ndaj deklaratës së kësaj artisteje të shquar, për të vërtetën historike që ajo mbron, a nuk duhej të kishte një reagim me nota të theksuara mirënjohjeje nga ana e shtetit shqiptar të Tiranës?
Si ka mundësi që Profesori Sinadinovski ka deklaruar publikisht se janë 100 mijë shqiptarë ortodoksë në Maqedoninë Veriore, të cilëve shteti shovinist maqedonas nuk i lejon të kenë kishën e tyre, se mumjet politike shqiptare në Shkup janë të vdekura dhe të pakallura, dhe shteti shqiptar i Tiranës e ka kaluar në heshtje deklaratën e tij?
Si ka mundësi që shteti shqiptar i Tiranës të manifestojë një mosmirënjohje aq skandaloze ndaj gazetarit të shquar grek
(1948), i cili jeton në Athinë, ku punon për gazetën e përditshme “Eleftherotypia” dhe vazhdon të japë kontributin e vet për “The Wall Street Journal Europe”. Ky gazetar me personalitet të lartë intelektual dhe profesional, ka pasë shkruar gjerësisht për ndërhyrjen greke në Bosnjë dhe veçanërisht në masakrën e Srebrenicës. Falë ndershmërisë shembullore në mbrojtjen e së vërtetës dhe objektivitetit të tij profesional në qëndrimin ndaj krimeve që shovinizmi i egër grek, në bashkëpunim të ngushtë me kishën shoviniste greke, pati kryer kundër vëllezërve tanë çamë, ai ka shkruar:
“Le të imagjinojmë se Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Athinë për të lypur kredi. Pak para se të largohej nga vendi, fton gazetarët dhe shpall se ai do të ngrejë çështjen e kompensimit për pronat e çamëve në Thesproti/Çamëri dhe për krimet kundër popullatës civile dhe largimit të dhunshëm të tyre nga Greqia. Nuk do ta karakterizonim këtë akt si “skandaloz”? Nuk do të ishte konsideruar ky si një “provokim” ndaj Greqisë? Nuk do të mendonim se një veprim i tillë, në thelb, i hedh dinamit tërë status-kuosë së pasluftës ballkanike dhe hap kutinë e Pandorës për çdolloj kërkesash?” (Citohet sipas: Takis Michas. “Qeverisw greke: si do të dëshironit t’u kërkohej nga shteti shqiptar dëmshpërblim për gjenocidin çam?”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 27 mars 2015).
Gazetari Takis Michas ka dashur të ngjallë vetëdijen kombëtare të kryeministrit shqiptar, për ta vënë shtetin kriminal grek para përgjegjësisë jurdike, për gjenocidin e rëndë që pati kryer në Çamëri. Por pati trokitur në derë të shurdhit, sepse Çështja Kombëtare Shqiptare e Çamërisë dhe krimet barbare të grekoserbizmit kundër kombit shqiptar, janë një problem i mbyllur për kryeministrin shqiptar për shkak të tradhtisë së kastës politike shqiptare.
Si ka mundësi të kalohet në heshtje nga shteti shqiptar i Tiranës kontributi i jashtëzakonshëm i personalitetit amerikan David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shteti të Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve?
Si ka mundësi që shteti shqiptar i Tiranës ta kalojë në heshtje figurën shumë të nderuar të Kryetarit të Lidhjes Qyetare Shqiptaro-Amerikane
(Joseph DioGuardi – 1940), i cili, që prej më shumë se 30 vjetësh, ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kosovës në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi, aq më tepër kur më 20 shtator ai festoi 80-vjetorin e lindjes? Meriton falënderimin më të përzemërt shkrimtarja dhe publicistja e shquar e formatit nacionalist, zonja Vilhelme Vranari Haxhiraj, e cila emrin e nderuar të Zhozef Dioguardit e ka përfshirë në librin e saj me titull “Elitat e Mohuara… Krenari Kombëtare”, të botuar në vitin 2019, në të cilin ka pasqyruar gjerësisht veprimtarinë e çmuar të këtij personaliteti të shquar me prejardhje shqiptare. Ajo shkruan:
“Është fat i madh që kemi përkrahjen e Joseph DioGuardit, një personalitet me gjene shqiptare, i cili, me vullnet, e bëri Çështjen Kombëtare Shqiptare më të dëgjuarën në Amerikë e në botë dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane një organizatë të pavarur, me vlera kombëtare në të mirën e shqiptarisë. Me të drejtë ne krenohemi për një potencial intelektual dhe një individualitet të tillë diplomatik e politik me përmasa botërore”.
Duhet falënderuar përzemërsisht gazetarja e shquar e formatit nacionalist, zonja Elida Buçpapaj, e cila, në një analizë me titull“Skënderbeu i sodit Joe DioGuardi mbushi tetëdhjetë, ndërsa Komuniteti shqiptar në SHBA, për turp, fjetë”, të botuar më 22 shtator 2020, në portalin “Voal”që ajo drejton bashkë me Skënderin, i ka bërë një Homazh të shkëlqyer personalitetit emblematik Joe Dioguardit. Ajo thekson:
“Nuk ka asnjë shqiptar që t’i jetë përkushtuar çështjes shqiptare, që të ketë luftuar për liritë e të drejtat e njeriut dhe lirinë e shqiptarëve, që të ketë denoncuar krimet serbe të kohës të Milosheviçit, segregacionin antishqiptar në Maqedoni, që të jetë angazhuar për të drejtat legjitime të shqiptarëve në Malin e Zi; nuk ka burrë shteti shqiptar si Joe DioGuardi që t’i ketë ndjekur shqiptarët hap pas hapi, nga koha e pushtimit dhe respresionit, konflikteve deri tek sendërtimi i demokracisë dhe lirive me standard perëndimor!”
Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos rrinte fjetë në qëndrimin indiferent ndaj 80-vjetorit të lindjes së Joe DioGuardit, sepse, si i përçarë që është tradicionalisht, ai ndjek shembullin e përçarjes së kastës politike në Tiranë dhe në Prishtinë, e cila, për turpin e saj, as që e vuri ujët në zjarr për ta vlerësuar lart figurën e tij të nderuar me rastin e këtij përvjetori të shënuar. Komuniteti shqiptar vazhdon përçarjen e vet tradicionale, të cilën e pati nxjerrë në pah bashkëkohësi i nderuar i Fan Nolit, Kosta Çekrezi, në librin me titull “Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë”, të botuar në Vashington në vitin 1951.
Edhe më e çuditshme është mosmirënjohja e shtetit të Tiranës dhe e Akademisë së Shkencave ndaj dijetarëve të tillë, si Niko Stillo, shqiptar ordodos nga trojet shqiptare të Çamërisë, shqiptaro-francezi Mathieu Aref, Aristidh Kola, Agron Dalipaj, Luftulla dhe Liliana Peza etj., të cilët kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm në fushën e hulumtimit të lashtësisë së kombit shquptar dhe të gjuhës shqipe
Kjo heshtje e mumifikuar e kastës politike shqiptare dhe kryesisht e Presidencës shqiptare të Tiranës, është me të vërtetë sa e çuditshme, aq edhe e pahijshme dhe madje e turpshme. Një heshtje e tillë dëshmon më së miri se kasta politike shqiptare, në atë masë që është krejtësisht mosmirënjohëse ndaj personaliteteve akademike botërore, të cilat, që në shekujt e kaluar dhe deri në ditët tona, kanë mbrojtur dhe mbrojnë publikisht të vërtetën shkencore për lashtësinë e kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, po në atë masë është servile dhe mercenare e pështirë në shërbim të grekoserbizmit dhe të brukselizmit..
Servilizmi dhe mercenarizmi i kastës politike shqiptare para grekoserbizmit dhe brukselizmit , ia kanë ulur keq autoritetin mbarë kombit shqiptar.
Meri Sheli (Mary Shelley – 1797-1851), shkrimtare angleze, në romanin e vet fantastiko-shkencor, me titull “Njeriu i fundit” (The last man), të botuar në vitin 1826, ka një aforizëm me domethënie shumë të thellë:
“Kushdo që punon për njerëzit, shpeshherë vëren sesi nga fara që ai mbjell, mbin dhe rritet mosmirënjohja, e plehëruar nga vesi dhe marrëzia”.
Shteti i Tiranës nuk mund t’i falënderonte dhe t’i nderonte publikisht personalitet e lartpërmendura, sepse ai, qoftë dje në diktaturë, qoftë sot në kushtet e demoshëmtisë dhjetoriste, nuk e njeh absolutisht institucionin e mirënjohjes. Sepse t’i shprehësh mirënjohjen dikujt për nderin që të ka bërë, do të thotë të nderosh veten tënde për vlerat e larta morale që të karakterizojnë. Por kasta politike shqiptare e Tiranës, e zhveshur nga këto vlera të larta morale, është dalluar për servilizmin e pështirë para grekoserbizmit dhe gjatë këtyre tridhjetë vjetëve edhe para brukselizmit, prandaj është e paaftë ta nderojë vetveten. Si servile e tillë, ajo, që në kohën e diktaturës komuniste, ka pasë vlerësuar lartë armiqtë e kombit shqiptar, si Josif Broz Titon. Kështu, në faqen e parë të librit të këndimit të shkollave tona në vitet 1946-1947, pas një fotoje të madhe me ngjyra të Titos, me propozim dhe miratim të kryediktatorit Enver Hoxha, shkruhej:
“Tito luftëtar, Tito Çlirimtar,
Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!”.
Po ashtu, kryediktatori Enver Hoxha, dikur pati dhënë porosi që, në qendër të Tiranës, të ngrihej shtatorja e Stalinit, i cili e ka pasë deklaruar hapur qëndrimin e vet krejtësisht shpërfillës, deri në fyerje, ndaj Shqipërisë, shtatore që qëndroi në atë shesh deri në vitin 1968 dhe mandej u zhvendos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë shtatores së Leninit. Për më tepër, një bulevardi kryesor të Tiranës, me porosi të kryediktatorit, iu vu emri i Stalinit. Kryediktatorit, si servil i regjur i grekoserbizmit, s’mund t’i bënte përshtypje fakti që, në një takim që pati në Moskë më 10 shkurt 1948 me një delegacion jugosllav, të kryesuar nga Eduard Kardeli, që kishte në përbërje edhe Milovan Gjilasin, Stalini pati deklaruar shkoqur fare:
“Ne nuk kemi kurrfarë interesash të veçanta në Shqipëri. Ne pajtohemi që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë”!
Një deklaratë tipike kjo për natyrën shoviniste rusocariste, e cila qe manifestuar tradicionalisht dhe vazhdon të manifestohet edhe në ditët tona në qëndrimin shovinist të politikës ruse ndaj etnive të tjera joruse.
Traditën e servilizmit të diktaturës komuniste enverhoxhiste ndaj grekoserbizmit për nderimin e armiqve të kombit shqiptar, kasta politike e Tiranës e pasuroi edhe më shumë me filozofinë e nënshtrimit ndaj Greqisë, duke lejuar që kisha ortodokse shqiptare, dikur e pavarur, e themeluar nga Noli i Madh, me mbështetjen e fuqishme të mbretit Zog, të shndërrohet në një filial të kishës shoviniste greke, të konkretizuar me ardhjen në krye të saj të priftit grek Janullatos. Që Shqipëria nuk ka më kishë të pavarur ortodokse, por ka një kishë të pushtuar krejtësisht nga Greqia, këtë e pranon vetë historiani grek Nikolas Stavros, i cili ka deklaruar publikisht:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Në këtë mënyrë, kasta politike neokomuiniste e Tiranës shkeli mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, të Naum Veqilharxhit, të Koto Hoxhit, të Anastas Kulluriotit, të Petro Nini Luarasit, të Atë Stath Melanit etj., të masakruar barbarisht nga kisha shoviniste greke, shkeli mbi ëndrrat e kryepeshkopëve nacionalistë Kristofor Kisi dhe Visarion Xhuvani për të vazhduar traditën fanoliane të pavarësisë së kishës ortodokse, dhe sillet me nderime të mëdha ndaj Janullatosit, i cili ka ngritur në qendër të Tiranës katedralen gjigante, të stolisur krejtësisht me aq shumë simbolikë greke, saqë qytetarëve që kalojnë para hyrjes së saj, u duket sikur janë në Athinë. Për ta bërë fakt të kryer pushtimin e kishës fanoliane nga kisha shoviniste greke, kasta politike e Tiranës i dha Janullatosit shtetësinë shqiptare. Me sa duket, jo vetëm kasta politike e Tiranës, por edhe mbarë ortodoksët shqiptarë që i bëjnë temena Janullatosit, paskan krijuar bindjen e patundur se “qenka e pamundur” që, në radhët e qytetarëve të besimit ortodoks, në përputhje të plotë me Statutin kishës fanoliane, të gjendet një intelektual i talentuar, me gjuhë, me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare, i pajisur me kulturë të gjerë, plotësisht i aftë për t’u vënë në krye të kishës ortodokse, për t’i rithyer asaj pavarësinë e shenjtëruar, të grabitur nga kisha shoviniste greke.
Tani kastës politike të Tiranës i duhet që filozofinë e nënshtrimit tërësor para Athinës ta konkretizojë edhe me një vepër monumentale: sipas shembullit të shtatores së Stalinit, para katedrales ortodokse janullatiste të ngrejë një shtatore gjigante në nderim të Janullatosit. Në ballin e kastës politike të Tiranës, ajo shtatore do të jetë damka përfundimtare e nënshtrimit dhe e servilizmit shembullor ndaj grekëve. Ajo shtatore do të nxjerr në pah edhe shumë më mirë vetëposhtërimin e dyfishtë të kastës politike të Tiranës para grekëve. E quaj vetëposhtërim të dyfishtë, sepse kam parasysh një vlerësim fantastik që Xhovani Bokaço (Giovanni Boccaccio – 1313-1375) ka bërë për grekët. Në vëllimin e tretë të “Dekameronit” ai shkruan:
“… duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten, duke i dorëzuar edhe femrat e familjes”.
Pra, kur të poshtëron një i vetëposhtëruar, nënkuptohet që vetëposhtërimi është i dyfishtë.