OJQ Hapi i Gjelbër nga Ulqini ka realizuar me sukses projektin “Lidhja ndërkufitare e të rinjve rural II “në bashkëpunim me OJQ-në ERA nga Kosova dhe OJQ-në VIS Albania nga Shqipëria, i cili është vazhdim i projektit me të njëjtin emër” Lidhja ndërkufitare e të rinjve rural” nga thirrja e parë e RYCO, mësohet nga Xhelal Hoxhiq i OJQ Hapi i Gjelbert nga Ulqini.

.

Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetin e të rinjve në zonat rurale, të bëhet nxitës i mbrojtjes së natyrës dhe akter i zhvillimit shoqëror, për të krijuar bashkëpunim dhe shkëmbim midis të rinjve në zonat rurale të Shqipërisë së Veriut, Kosovës perëndimore dhe pjesës veriore të Malit të Zi dhe të mbështesë angazhimin e të rinjve, aktivizmin në zonat e synuara duke forcuar kapacitetin e tyre për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në territorin e tyre.

Kjo është një arritje përmes punëtorive, trekking, fushatave online dhe aktiviteteve të fuqizimit për gjininë femrore nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Në kuadër të këtij projekti, u mbajt një punëtori në Podgoricë me temë: “Ruajtja e mjedisit në Mal të Zi”, e cila u mbajt më 21 tetor 2020, pasuar nga një trajnim në Plavë me temë: “Fuqizimi i grave të reja për të marrë pjesë në proceset shoqërore” i cili u mbajt 03 dhe 04.11.2020.

Aktiviteti i fundit i projektit është shpërndarja e dezinfektuesve, maskave dhe bluzave për nxënësit nga zonat rurale (shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Krajë”) të cilat u përgatitën brenda këtij projekti dhe që synojnë të parandalojnë përhapjen e pandemisë Covid 19.

By admini