Titulli ”Gjurmë Kosove”, është kryekëput simbolik, i arnuar me vargun poetik gjersa prekë në damarët e kujtesës, njëherësh, tingëllon muzikalizëm, të josh, të rigjeneron, të frymëzon për ta kthyer kokën pas, me idenë, për të rinjohur vetveten”-vlerësoi ndër të tjera kuratori i ekspozitës, Naser Shatrolli.

“Mua vetëm sa më kujton ato dramat e famshme të Antikës, kur personazhet e kohës, koha  i tjetërson, ndërsa, shenjat janë ato që do të ngeleshin përherë dëshmi e fytyrës së pasaportës sonë-vazhdon Shatrolli, dramaturg, regjisor dhe kritik arti, i cili shton se  “ekspozitën e e Akademik Berishës, e shikoj si një dritare unike karshi dritareve të rajonit e botës moderne. Nëpërmes kulmeve të tij, të qëndisura dhe balancuara deri në detaje, e kuptojmë  se kush ishim ne në histori, çfar mund të ketë ngelur në gjurmët e asaj trashëgimie, dhe kush është ajo sot në raport me përzierjet dhe ndikimet e jashtme, që do të mund të bëheshin gozhdë për thembrën e krijuesve, që pretendojnë, që kanë qëllime, që duan të lënë diçka vjerrë pas derës në bodrumin arkivor”.

Autori vjen nga një zonë e gurtë, nga një kulturë që ka bazament të qëndrueshëm në relacion me gjuhën, me doket, me mikun e shtëpisë, me mikëpritjen, me mysafirin e panjohur, me oxhakun, me estetikën, me ngjyrat dhe me plasaritjet e mureve shqiptare, me të djeshmen tonë, që të qon kah UNESCO. Ndërsa, vazhdon Shatrolli “po të gjilpërohej kujdesshëm përmes makinës së shkrimit të dorës – secili nga këto punime, prek në damarët e një jete orgjinale, duke nisur nga oganizimi i jetës në familje, pastaj, shtëpitë që nuk i bëjnë konkurencë njëra-tjetrës, që nuk ja kanë zënë diellin e kujtesës njëra-tjetrës, sikundër që, po të shikohej edhe nga aspekti etno-piskologjik, kjo shoqëri, nëpërmes artit të Berishës, tregon që ka pasur vetëdije të konsiderueshme në projektimin e jetës”.

Ndërsa, akademiku Hoxhiq Berisha, të cilit gjendja e rëndë pandemike ia pamundësoi praninë në Pejë, në letrën e tij  dërguar “TEUTëS” ndër të tjera thotë se: “Me dashuri të veçantë vizatova shtëpitë, atë “universin tonë të parë” ose “djepin hapësinor”, një simbol i lindjes dhe rritjes, mbledhjes, gëzimit dhe lumturisë që jeton në ne dhe me ne. Duke i vizatuar, shpesh më dukej se dëgjoja zërat e atyre që jetonin në to dhe i donin ato, të cilët janë gjenetikisht të lidhur me një fenomen që ne e quajmë “vatër”, flaka e së cilës na ngroh si kur jemi afër dhe akoma më shumë kur jemi larg, duke ndriçuar rrugën tonë nëpër kohë dhe hapësirë”, thotë Hoxhiqi për të vazhduar se pikyturat e ekspozitës “Gjurmë Kosove”  më lidhin me rrënjët e të cilave degëzohem, me Berishët e mi të Kodralisë, me Kosovën, e vecanërisht me Pejën, ku kalova disa prej viteve më të bukura të jetës- fëmijërinë time.  Prandaj, unë Pejën edhe e përjetoj dhe e dua si atdheun dhe çdo rikthim atje është sikur të mos kisha ikur kurrë. Me keqardhje të sinqertë pse edhe sot nuk jam në qytetin tim të dashur dhe me ju – ju kujtoj me dashuri”.

Më këtë ekspozitë, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” e hapi edicionin e 8-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”.Me këtë rast, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj-kryetare, tha se kjo ekspozitë është vazhdimësi e hapave të “TEUTëS” ne identifikimin, vlerësimi dhe promovimin e vlerave të artistëve që kanë lënë gjurmë në letërsinë dhe artin tonë në përgjithësi. Ndërsa, dëshira e akademikut Hoxhiq dhe e “TEUTËS”ishte që këto piktura t’ju dhurohen institucioneve mbështetëse, si shenjë mirënjohjeje por dhe gjurmë e cmueshme e aktiviteteteve artistike të karvanit rajonal “Muzat e Alpeve”, rrugëtimi i të cilit sivjet u mbështet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Komuna e Pejës dhe Komuna e Petnjicës. 
Ekspozita “Gjurmë Kosove”  e cila qëndroi hapur prej 30 tetor deri me 15 nëntor 2020 në Galerinë e Arteve në Pejë është e para e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha në Kosovën e paraardhësve të tij nga Kodralia e Decanit.

By admini