Podgorica

Në rajon, numri më i lartë i të sëmurëve aktiv në 100 mijë banorë, është regjistruar në Mal të Zi, në vendin e dytë është Bosnjë Hercegovina, kurse në vendin e tretë Kosova.

Në Mal të Zi, janë të regjistruar 193 të infektuar aktiv në 100 mijë banorë, në Bosnje Hercegovinë 176, kurse në Kosovë 163 persona. Siç shkruan rcg, në Shqipëri, janë të regjistruar 133  të prekur aktiv, në 100 mijë banorë, në Maqedoninë e Veriut 108, në Kroaci  68, dhe në Slloveni 26, të infektuar në 100 mijë banorë,, transmeton Ulqini Online.

Në rajon, numri më i lartë i të prekurve në 1 milion banorë, po ashtu, është regjistruar në Mal të Zi. Në  vendin e dytë është Kosova, kurse në vendin e tretë Maqedonia Veriore. Në Mal të Zi janë regjistruar 8 mijë e 814 të infektuar në një milion banorë,  në Kosovë  7.844, kurse në  Maqedoninë e veriut 7.255. 

Në rajon, numri më i lartë i personave të shtruar në  spital,  në 100 mijë banorë, është regjistruar në Kosovë, në vend të dytë është Mali i Zi kurse në vendin e tretë Maqedonia Veriore.

By admini