
Nga Beqir SINA
Ministria turke tha se qëllimi i autoriteteve të Kosovës për të hapur ambasada të ndërsjella me Izraelin u prit me zhgënjim nga Turqia sepse hapi shkel ligjin ndërkombëtar
WASHINGTON D.C. : Turqia, nëpërmjet një deklerate zyrtare i ka kërkuar Kosovës, që të përmbahet nga hapja e një ambasade në Jeruzalem, duke argumentuar simbas saj se ajo minon statusin historik dhe ligjor të Jeruzalemit dhe çështjen e Palestinës dhe se kjo mund të rrezikojë procesin e vendeve të tjera që i japin Kosovës njohjen.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara të miratuara për këtë çështje, të respektojnë statusin historik dhe ligjor të Jeruzalemit dhe të përmbahen nga hapat që do ta bëjnë zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Palestinez edhe më të vështirë”, citohet të ketë thënë, dje ministria turke në një deklaratë me shkrim të shtunën vonë, duke kujtuar se aneksimi i Jeruzalemit nga Izraeli është refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se ishte e qartë nga mesazhet nga Presidenti, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë që Kosova dhe Izraeli po planifikonin njohjen reciproke dhe se Kosova po planifikonte të hapte një ambasadë në Jeruzalem, sapo të përfundonte proceduara zyrtare mes dy vendeve.
Simbas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, deklarata e Kryeministrit Hoti në Washington, ishte “zhgënjyese” që Kosova po konsideron këtë hap, të cilin Truqia e quajti një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara”. Ai
Deklerata turke gjithashtu kujtonë se Turqia ishte ndër të parat që i dha njohjen Kosovës si një shtet i pavarur, se ajo e mbështeti Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe se Turqia beson se një proces i tillë nuk duhet të vazhdojë bazuar në shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe vuajtjet e Palestinës së okupuar nga Izraeli, theksohet në dekelratën e Ministtrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Po kjo dekleratë i kujton Kosovës, se vendime të shumta të Kombeve të Bashkuara deklarojnë se një zgjidhje për krizën e Lindjes së Mesme është e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur Palestinez bazuar në kufijtë e vendosur në 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e saj, thotë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, duke shtuar se :
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës të respektojnë ato vendime dhe të shmangin një hap që minon statusin ligjor dhe historik të Jeruzalemit dhe mund të provojë të jetë një pengesë e ardhshme për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera”, tha deklarata.
Përgjigja e Turqisë, me këtë deklerat erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi, të premten, se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet ekonomike me Izraelin si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të. Pas dy ditësh takimesh me zyrtarë të administratës Trump, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të bashkëpunojnë në një çështje ekonomike për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune. Serbia dhe Kosova nënshkruan dokumente të ndara me SHBA-të në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jeruzalem. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.