Do të kërkojmë partnerë mbi bazat parazgjedhore

Nuk do të anojmë kah Millo Gjukanoviq dhe as drejtë opozitës proserbe, ka deklaruar për “Dojçe Velle” Dritan Abazoviq, kryetar i Lëvizjes qytetarë URA e lideri i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”.

Ne kemi kërkuar formimin e qeverisë së ekspertëve dhe këtë e kanë pranuar edhe kolegët  tjerë nga opozita. Në Qeverinë e ekspertëve nuk do të duhej të ketë politikanë, ka theksuar Abazoviq, transmeton Ulqini Online.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk do të ketë ndryshime në kursin e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe as ndryshim në obligimet  ndërkombëtare të cilat Mali i Zi i ka marrë, ka shtuar  lideri i URA-s.

Abazoviq për ngjarjet në Plevle në një pjesë e fajson edhe policinë, e cila sipas tij, nuk po reagon.

Ai ka shtuar se nuk do të anojë drejtë Gjukanoviqit por as drejtë opozitës serbe.
“Nuk do të shkojmë me Gjukanoviqin sepse tërë jetën tonë politike ia kemi kushtuar luftës kundër regjimit të tij dhe së dyti nuk do të shkojmë as me opozitën e opcionit pro serbë  por do të kërkojmë partneritet mbi ato baza të cilat i kemi paraparë para zgjedhjeve. Kemi kërkuar formimin e Qeverisë së ekspertëve dhe këtë e kanë pranuar kolegët nga opozita. Nuk do të ketë ndryshim të kursit në politikën e jashtme të Malit të Zi dhe as ndaj obligimeve të marra ndërkombëtare. Së bashku duhet të punojmë në promovimin e agjendës evropiane  dhe të atyre parimeve të cilat ua kemi premtuar qytetarëve gjatë aktiviteteve parazgjedhore”  ka theksuar Abazoviq për ,,Dojçe Velle,,. Ai ka shtuar se koalicioni në krye të të cilit është duhet të jetë garanci e mbrojtjes së Malit të Zi.

By admini