Në Mal të Zi sot u mbajten zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Në ora 20 u mbyllen të gjitha vendvotimet por që në rastet kur ka pasur akoma votues në pritje, koha e votimeve është shtyrë.
Sipas të dhënave të cdt-së, në këto zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dalja ka qenë mjaft e madhe ku kanë votuar 409 880 qytetarë apo 75,9 % të votuesve, shkruan Ulqini Online.
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dalja në votime kishte qenë në masën 73.4 %.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kishin të drejtë vote për të zgjedhur njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione. Këta lista garuan për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.
Rezultatet e para janl paralajmëruar për orën 21.