Ish deputeti shqiptar në Mal të Zi Amir Hollaj nëpërmes një shkrimi të tij në rrjetin social njofton se ka rezultuar pozitiv në virusin Covid-19.
Ai në shkrimin e tij bën thirrje për kujdes gjatë votimit në ditën e sodit.
Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e z. Hollaj.
Familjarë, kolegë e miq,
Ju njoftoj që mbrëmë kam rezultuar pozitiv në virusin Covid-19. Aktualisht jam me shëndet stabil dhe jam në vetizolim.
Sot është dita e zgjedhjeve në Mal të Zi – shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje që sot dhe çdo ditë të tregoni kujdes të shtuar dhe të respektoni me përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19.
Uroj për një proces të mbarë zgjedhor dhe ju ftoj të kujdeseni për veten dhe më të dashurit tuaj.