Shqipëria shënoi fitore të madhe 2:1 kundër Armenisë.
Kombëtarja shqiptare arriti të triumfojë në sfidën kundër Armenisë edhe pse ishte për mëse 70 minuta në disavantazh.
Kuqezinjtë triumfuan 2:1 në këtë sfidë jetike për kualifikim tutje në Francë 2016.
Mërgim Mavraj dhe Shkëlzen Gashi shënuan golat e këtij triumfi për Shqipërinë, me Mavrajn që realizoi edhe për mysafirët.
Shqipëria tani ka shtatë pikë në pozitën e dytë në renditje, aq sa ka edhe Danimarka në pozitën e parë.