13782_10206409071365570_8008275238511867560_nSkema që kanë përgatitur tifozët e Kombëtares për ndeshjen e nesërme pritet të jetë madhështore, pasi raportohet se në Elbasan Arena do të jenë diku rreth 12 mijë plisa.

Shqipëria nesër do të përballet me Armeninë në Elbasan Arena për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016.

Dhe, sipas raporteve të fundit që arrijnë nga mediat, mësojmë se plotë 12 mijë tifozë duhet të vendosin plisat mbi kokat e tyre.

Përndryshe, stadiumi zë diku rreth 13 mijë tifozë.

Shumica e tifozave nga Ulqini tashmë kanë mbërritur në Elbasan dhe janë duke festuar rrugëve të këtij qyteti me tifozat tjerë shqiptarë nga vise të ndryshme në pritje të fillimit të takimit.

Më poshtë mund të shikoni pak atmosferë nga Elbasani me anë të disa fotografive dhe video të postuar nga një pjesë e tifozave nga Ulqini.

 

 

 

Cana: Ju duam të gjithve në Elbasan Arena – Numër i madh i ulqinakëve drejt Elbasanit

Kombetarja-shqiptareLorik Cana u ka bërë thirrje Tifozëve Kuq e Zi që ta mbushin stadiumin ‘Elbasan Arena’

Ndeshje Shqipëri –Armeni po afrohet, derisa kapiteni i skuadrës, Lorik Cana u ka bërë thirrje Tifozëve Kuq e Zi që ta mbushin stadiumin ‘Elbasan Arena’

“Të dielën ju duam të gjithave ne Elbasan Arena. Tifozët më të mirë në Botë”, ka shkruar Cana në Facebook.

Nga ana tjetër nga qyteti i Ulqinit pritet që të niset një numër shumë i madh i ulqinakëve për në Elbasan për të parë skuadren e tyre të zemrës. Udhëtimi edhe kësaj here, së paku nuk ka informacione tjera, do të jetë me automjete individuale pasi mungon një organizim i mirëfilltë. Shumë tifozë do të udhëtojnë të shtunen pasdreke por numri më i madhe i tyre pritet që drejt Elbasanit të niset paradreken e së dieles.

Shqipëria të dielen në Elbasan Arena pret skuadrën e Armenisë  në një ndeshje shumë të rëndësishme për eleminatoret e Euro 2016. Ndeshja fillon në ora 18 dhe transmetohet nga kanalet televizive shtetrore të Shqipërisë dhe Kosovës.

By admini