Mysafirët nga Kosova për vite me radhë përbëjnë numrin kryesor të turisteve në Ulqin. Edhe përkundër ofertës sonë aspak konkurente në krahasim me vendet e njohur turistike, shqiptarët nga Kosova nuk e kanë braktisur Ulqinin.
Por ”braktisja” nëse ndodh mund të vërehet këtë vit dhe për këtë shkaku kryesor mund të jetë kriza ekonomike. Kriza ekonomike që ka përfshirë rajonin ka prekur në masë të madhe edhe Kosovën.
Punëtori turistik i Ulqinit Gani Resulbegoviq pret që mysafirët nga Kosova do të vinë në të njëtjin numër si vitin e kaluar.
”Duhet që të jemi të kënaqur nëse do të jetë ashtu pasi sipas disa vlerësimeve kriza në Kosovë do të ndjehet këtë vit”, shprehet Resulbegoviq për Vijesti.
Mangësia kryesore e Ulqinit është mospasja e hoteleve të kategorisë së lartë. Në Ulqin ka rreth 30 hotele por që asnjë nuk është me pesë yje.