E udhëhequr kryesisht nga e drejta e garantuar me kushtetutë për arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas, Komuna e Kotorrit për vitin shkollor 2020/21. siguroi libra shkollorë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, për nxënësit  nga klasa I deri në IX. Ky program do të përfshijë të pesë shkollat ​​fillore në komunën e Kotorrit. Viteve të kaluara dhe me siguri edhe këtë vit një gjë të tillë kanë praktikuar edhe komunat tjera në Mal të Zi si Berana, Budva, Pluzhine dhe Shavniku, shkruan Ulqini Online.

Situata ekonomike për qytetarët e Ulqinit këtë vit do të pësojë rënie edhe më të madhe duke ditur që qytetarët e këtij qyteti kryesisht jetojnë nga të ardhurat nga sektori i turizmit. Pas dështimit total të sezonit veror të këtij viti Komuna e Ulqinit duhet të shqyrtojë seriozisht mundësinë për pajisjen e të gjithë nxënësve të shkollave fillore të komunës sonë me libra shkollorë.

Pajisja me libra shkollor për nxenësit nga viti I deri te ai i IX do të ishte një ndihmesë e madhe për buxhetin familjar të qytetarëve të Komunës së Ulqinit.

Në Komunën e Ulqinit gjithsej janë 4 shkolla fillore.

By admini