Ilustrim

Opinionisti dhe autori i disa librave Qani Osmani në një shkrim të tij në rrjetin social tregon se kush do të përfitojë nga përpëlasjet publike që kanë filluar në mes të listave shqiptare. Ai mendon se kjo do t’i ndihmoj “mullirit” të DPS-it të bluajë sa ma mirë “unitetin politik të shqiptarëve”, transmeton Ulqini Online.

Është fakt se kohëve të fundit mjaft profila të rrejshëm janë aktivizuar në rrjetin social facebook të cilët në shumicën e rasteve janë tendencioz.

Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi subjektet politike shqiptare janë rreshtuar në dy lista: Lista Shqiptare “ Genci Nimanbegu Nik Gjeloshaj” i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit  si dhe Koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”  i përbërë nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve  dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi 

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e z. Osmani.

UNITETI POLITIK SHQIPTAR

Përplasjet publike që kanë filluar në mes të listave shqiptare duhet t’i kuptojmë si prodhim i stërkalave të ujit që do t’i ndihmoj “mullirit” të DPS-it të bluajë sa ma mirë “unitetin politik të shqiptarëve”. Nuk thuhet kot se e keqja më e madhe shqiptarëve u vjen nga vetë shqiptarët, si dhe përçarja më e madhe e shqiptarëve po ashtu vjen nga vetë shqiptarët. Trupi zgjedhor shqiptar duhet ta kishte kuptuar qëmoti se ne shqiptarët e Malit të Zi i bëjmë politikë njeri-tjetrit, më saktë njëra parti partisë tjetër shqiptare.

By admini