Ilustrim – Nga arkivi

Investimet e ditëve të fundit ne rrugë dhe rrugica nga ana e udhëheqësisë komunale të Komunës së Ulqinit shumë qytetarë po i quajnë si veprime politike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Shumica e komentuesve pyesin pse këto investime nuk janë bërë kohë më parë por pikërisht këtyre ditëve.
”Turp, tani ju doli gjumi, 1 muj para votimesh. Pse si keni rregullu më herët po tash. A han barë populli me 100 metra rrugë e me te duru pastaj 4 vite”, kështu shkruan qytetari B. D. në një koment te tij për investimet në infrastrukturë rrugore ditëve të fundit, shkruan Ulqini Online.

Se të gjitha këto jane investime me qëllime politike mendon edhe një qytetar tjetër.
”Populli i mençëme nuk lypet mi marr parasysh nje asfaltim politik parazgjedhor pa marr parasysh se cila parti e shtron”, kështu shkruan F. Ll. në lidhje me investim rrugore të kohëve të fundit në qytet nga koalicioni që po qeverisë me Komunën e Ulqinit.

Komuna e Ulqinit viteve dhe dekadave të fundit po vuan shumë për shkak të mungesës së investimeve të mirëfillta që do të ndikonin sado pak në mirëqënien dhe jetën sa më të lehtë të qytetarëve të saj. Megjithate, përkundër resurseve natyrore shumë më të avancuara në krahasim me viset tjera të Malit të Zi ( 57% e bregdetit malazez i takon komunës së Ulqinit, liqeni i Shkodrës dhe liqeni i Shasit, lumi Buna, fusha e male të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë), sot e kësaj dite, Komuna e Ulqinit mbetët në listë në vendet e fundit si më e pazhvilluara në Mal të Zi, shkruan z. Hajro Hajdari në mes të tjerave në një shkrim të tij kohë më parë.

Sipas të dhënave zyrtare statistikore, indeksi i zhvillimit krahasues të komunave në Mal të Zi, 2010-2015, është: Budva, 252,35; Tivati 119,28; Tivari 106,71; Plluzhinë 105,24: Zhablak 77.05; Ulqin 76,95; Plavë 62,05, Guci 40,43 nderësa të ardhurat të shprehura në euro, për një banor në fund të vitit 2017 ishin këto: Budvë, 1685,40; Tivat 720,13;Tivar 326,62; Pluzhinë 804,07; Zhabjak 541,73;Ulqin 280,43;Guci 134,54. Investimet kapitale nga ana e shtetit në vende të banuara me shqiptarë në vitin 2017 ishin në një shkallë të ulët, ta paimagjinueshme, e as më pak e as më shumë poshtruese për shqiptarët. Shkalla e investimeve në vendet e banuara me shqiptarë në krahasim me nivelin shtetëror është nën çdo nivel,vetëm 0. 39% të investimeve të përgjithshme. Në nivelin shtetëror investimet në turizëm dhe në valorizimin e objekteve kulturore ishin në nivelin e 14.149.685,00 ndërkaq për zhvillimin e turizmit dhe valorizimin e objekteve kulturore në vendet e banuar me shqiptarë nuk është investuar asnjë cent. Natyrisht, mosinvestimi në degët kryesore të ekonomisë ka për pasojë rritjen e papunësisë. Përderisa shkalla e papunësisë në Budvë është 11,61%, në Zhablak 15,32%, në Ulqin është 24,39% nderësa në Plavë 57,98%. Këto të dhëna statistikore mësëmiri e pasqyrojnë “kujdesin” e shtetit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve, të cilët kontribuan aq shumë për pavarësinë e tyre e, nga ana tjetër tregojnë gjendjen reale zhvillimore dhe kulturore të shqiptarëve të cilët të gjendur para këtyre fakteve s’u mbetet tjetër veç se braktisja e trojeve të tyre shekullore dhe emigrimi në vënde të tjera, veprim i cili për pasojë do të ketë asimilimin sa më të shpejt të tyre, përfundon z. Hajdari këtë pjesë të shkrimit të tij dedikuar këtij problemi.

By admini