Moti në korrik ishte i ndryshueshëm, me temperatura jo aq të larta sa jemi mësuar gjatë verës. Sipas faqes Severe-weathere.eu, fundi i korrikut do të shënohet nga një valë nxehtësie në të gjithë Evropën, dhe temperaturat në do të shkojë deri në 40 gradë celsius.
Një paralajmërim është lëshuar në të gjithë Evropën për shkak të temperaturave të larta dhe goditjes së mundshme të nxehtësisë, shkruan Ulqini Online.
Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë edhe në Ulqin në ditët në vijim, dhe meteorologët njoftojnë se ditën e enjte temperatura do të shkojë në 38,5 gradë celsius.