Ish basketbollisti i KB Ulqini dhe tani edhe i kombëtarës shqiptare Çelis Taflaj ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Capo d’Orlando, klub i serisë A2 në Itali. Në këtë mënyrë, pas shumë klubeve në karieren e tij të deritanishme, Taflajn e presin sfida të reja me ekipin Capo d’Orlando, shkruan Ulqini Online.

Klubi Capo d’Orlando në faqen e vet në rrjetet sociale e paraqet Taflajn si një përforcim i rëndësishëm në sezonin e ardhshëm basketbollistik.

Çelis Taflaj është i gjatë 201cm dhe ka 22 vjet. Fillimet e tija i ka në klubin e basketbollit Ulqini duke i kaluar të gjitha ekipet zinxhir dhe për një kohë të shkurtër ishte pjesë edhe ekipit të parë.

By admini