Foto: KF Deçiqi, Tuz

Klubi futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini po kalon ditë të vështira. Pa përkrahje nga askush dhe i mbetur në dorë të vullnetarëve sezonin e ardhshëm ky klub do të garojë në ligën më të ultë të fubollit në Mal të Zi, atë regjionale të jugut.

Por një shembull i mirë vjen nga Tuzi. Ekipi i futbollit të atjeshëm Deçiqi, më mbështetje maksimale nga Komuna e Tuzit dhe afaristë të qytetit sezonin që lëmë pas nuk e diskutuan në asnjë moment vendin e parë në kategorinë e dytë dhe si rezultat i saj vitin e ardhshëm dë të jetë pjesë e ligës së parë futbollistike të Malit të Zi. Përveç kushteve të mrekullueshme për stervitje dhe ndeshje, që mund ta kenë zili të gjitha ekipet në Mal të Zi, klubi nga Tuzi ka bërë edhe një përzgjedhje shumë të mirë të lojtarëve, jo vetëm të ekipit të parë por edhe të gjitha moshave, shkruan Ulqini Online.

Në mesin e përforcimeve për vitin e ardhshëm, klubi i Deçiqit ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve nga Ulqini, Angjello dhe Adrian Rudaj. Derisa Angjello Rudaj ishte pjesë e Deçiqit edhe vitin që shkoi, Adrian Rudaj u bë pjesë e këtij ekipi para disa ditëve.

Përveç lojtarëve të ekipit të parë, siç mësohet nga disa prindër, klubet zinxhir të Deçiqit në vitin e ardhshëm futbollistik do të kenë edhe lojtarë të ri nga Ulqini.

Moskujdesi institucional për klubet sportive në qytetin e Ulqinit ka arritur pikën kulmore dhe situata për të rinjtë tanë që dëshirojnë të merren me sport është shumë e keqe.

By admini