zabataj-zviKryetari i Komunës  së Ulqinit  Z.Fatmir Gjeka  nënshroi  marëveshtjen e   bashëpunimit  me organizatën joqeveritare ,,Likud Montenegro,, Marëveshtja  parasheh  bashkëpunim   të ndërsjelltë  në lëmin e  kulturës,  historisë,  letersisë por dhe  bashkëpunim në  aspektin  dhe afirmimin  ndëretnik  dhe  nderfetarë.

Kryetari i  Organizatës  jo qeveritare ,,Likud Montenegro,, Ratko Ceroviq tha  se organizata  që ai drejton,  parasheh  që në  verën e vitit të ardheshëm  të  organizojë  në qytetin  tonë  Kongresin  ndërkombëtar dedikuar  Mesisë Zabataj Zvi, personalitet   i  rëndësishëm    i  cili  jetoi   në qytetin  tonë  në shekullin  17.

Kongresi u tha që do   të  tubojë  një numer te madh  te eksperteve dhe  studiuesve   të  fushave    të ndryshme   nga  SHBA dhe  vende  te  tjera  njohës   të jetës dhe veprës  së Zabata  Zvi , për të   cilin thuhet  se ishte  themelues  i lëvizjes  masovike   të hebrenjve   në Turqi  dhe  ishte  nxitës i reformës  së Talmudit hebreik.

Kryetari Gjeka  pas nënshkrimit   të marëveshtjes  tha se  Komuna  e Ulqinit, perkrah   cdo nisëm   që është   në   shërbim dhe  dobi  të  turizmit  kulturorë.
“Unë dhe  bashkëpunetoret e mi,  jemi  të hapur per  bashkepunim me sejcilen organizate  joqeveritare  dhe  do të percjellim me  vemëndje  organizimin e  aktivitetit   ne fjalë  me qëllim që  realizimi    i  tij  të  jape  frytet e  dëshiruara”, nenvizoi Gjeka.

By admini

2 thoughts on “Në Ulqin do të organizohet kongres ndërkombëtar dedikuar Mesisë Zabataj Zvi”
  1. Ma se 20,000 qytetar jetojne Ulqin me rethe. Prej tyne vetem 200 qenkan te pa knaqun, d.m..th. ky nuk asht problem serioz. Turp jo kjoft te gjithve dhe mos ankoni per pa drejtsi.

  2. Persia I perket keti ” reformatori” 90 % te jevrejve e konsiderojn si mashtrus I cili u perzua nga turqia dhe per te shpetur koken u arratis ne Ulqin. Mendoj Ulqini ka mjaft historin evet te lavdrish pa patur nevoj te shpikim Servantesa e sabateja!!!

Comments are closed.