Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Maqedoni partitë shqiptare atje arritën të fitonin vetëm 20 deputetë (BDI – 15, Besa – 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2).
Por situatë është shumë më ndryshe pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, 15 korrik 2020, ku sipas rezultateve të para preliminare rezulton se numri i deputetëve shqiptarë të jetë 32, shkruan Ulqini Online.
Në kampin shqiptar, BDI e në legjislaturën e re do të ketë 15 deputetë, Aleanca për shqiptarët 12, PDSh 1. Nëse këtij numri i shtojmë edhe 4 deputetë, aq sa pritet të ketë Lëvizja BESA e cila ka garuar në koalicion me LSDM, atherë numri i deputetëve shqiptarë do të shkojë në 32 të tillë apo plot 12 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2016.
Në kampin maqedonas, Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë kurse koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44.
Parlamenti i Maqedonisë përbëhet prej 120 deputetëve dhe për të formuar shumicën e re sipas të gjitha gjasave do të ketë bisedime të gjata.