Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e pasdrekës së ditës së hënë ka njoftuar për rastet e reja me koronavirus në Mal të Zi.
Nga të dhënat më të reja të Institutit të shëndetit publik mësohet se në Komunën e Ulqinit sot janë paraqitur 2 raste të reja me koroanvirus, shkruan Ulqini Online.
Sot në tërë Malin e Zi janë paraqitur plot 66 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 933 veta.