Ilustrim

Dekani i Fakultetit të biznesit dhe turizmit nga Budva, Profesor Rade Ratkoviq, vlerëson se flukset  e para turistike vendase dhe rajonale për këtë vit do të fillojnë gjatë muajit korrik dhe se do të ketë sezon turistik, megjithëse shumë më të shkurtër dhe shumë më pak efektiv.

“Skenari im optimist është që kjo situatë do të qetësohet deri në korrik, nëse pandemia do të mbahet nën kontroll,” tha për gazetën Pobjeda prof. Rade Ratkoviq, transmeton Ulqini Online.

Ai tha se turizmi ishte sektori i parë i prekur nga koronavirusi, dhe në BE janë të bindur se rikuperimi do të jetë më i ngadaltë dhe mund të pësojë një rënie deri në 70 përqind.

By admini