Me pikëllim të thellë muarëm vesht lajmin e vdekjes së bashkëvendasit tonë Kadri Tagani. Ai humbi betejën me Covid-19 në moshën 43 vjeçare.
Në radhë të parë kjo është një humbje tragjike, tepër pikëlluese e paimagjinueshme dhe padyshim shumë e parakohshme për anëtarët e Familjes së tij, por njëkohësisht është edhe një humbje për komunitetin shqiptarë anamalas në Nju Jork me rrethe.
Kadriu ishte aktivist i komunitetit dhe pjesëmarrës i veprimtarive të Shoqatës “ Ana e Malit”, posaçërisht atyre sportive, përkatësisht në turniret e fotbollit, qofshin ata në piknikët vjetor të komunitetit tonë apo në turnire të tjera që u mbanin në salla të mbyllura, kështu shkruan ndër të tjera për këtë rast Xheladin Zeneli, ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.
Rrjetet sociale mbrëmë dhe sot si të vetmin lajm kishin vdekjen e Kadriut. Dhimbja e madhe shfaqej gjithandej.
I mënjehershëm ka qenë reagimi i bashkëvendasve tonë që jetojnë në SHBA të cilët brenda ditës nëpërmjet platformes Gofundme arritën të mbledhin shumën mbi 160 000 $ për të ndihmuar familjen e të ndjerit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në SHBA