Më 22 prill 2020, në Sallën e Kuvendit të Komunës, me thirrje të kryetarit të Kuvendit u mbajt mbledhja e rradhës e Kolegjiumit të Kuvendit në të cilën morrën pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në Kuvend dhe kryetari i Komunës. Kryetari i Kuvendit propozoi dy pika të rendit të ditës: mbajtja e Seancës së rregullt të Kuvendit, analiza e gjendjes së përgjithshme në komunë shkaktuar nga Covid19 dhe masat që do të ndërmirren për tejkalimin e krizës e që duhet të shqyrtohen e miratohen në Kuvend, mësohet nga Shërrbimi i Kuvendit, trasnmeton Ulqini Online.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit njoftoi që materiali i mbërritur për seancën e Rregullt është ndarë në formë elektronike dhe pritet lehtësimi i masave nga Qeveria për t’u mundësuar mbajtja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit.
Për pikën e dytë, kryetari i Komunës kumtoi propozimet e masave që ekzekutivi planifikon t’i ndërmarrë lidhur me tejkalimin e vështirësive të cilat i ka shkaktuar pandemia në Komunën e Ulqinit. Në diskutime kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe në parim janë dakorduar me masat e propozuara dhe në fund kryetari i Kuvendit propozoi që drafti i kumtuar nga ekzekutivi t’i ndahet këshilltarëve të cilët mund të kontribuojnë me sygjerimet e tyre nepërmjet klubeve të këshilltarëve. Pas përfundimit të këtij procesi, obligohet ekzekutivi që të përgatisë paketën e propozim vendimeve dhe akteve për realizimin e masave të dakorduara të cilat do të miratohen në Kuvend në pajtueshmeri me Rregulloren e Punës, Statutin dhe ligjin.
Të gjithë pjesëmarrësit njëzëri vlerësuan masat e marra nga Shtabi Lokal për Emergjenca në luftën kundër pandemisë CoVID19.