Në Mal të Zi janë regjistruar sot edhe 5 persona të infektuar me koronavirus prej të cilëve 3 veta janë Komuna e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 288, shkruan Ulqini Online.

Poashtu mësohet se është shënuar edhe rasti i parë në Plavë.

 Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë theksuar se prej mbrëmë janë analizuar 158  raste ku 5 u konfirmuan të infektuar me Covid 19.

Mbrëmë po nga ky institute u mësua se 3 raste tashmë janë shëruar në Ulqin

Rastet sipas komunave:

Podgorica: 153
Tuzi: 36
Nikshiq: 32
Tivari: 23
Ulqini: 14
Andrijevica: 7
Bijelo Pole: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Danilovgrad: 3
Tivat: 3
Plavë: 1

By admini