Bemax Arena në Podgoricë, Foto: gov.me

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që pallatet kryesore të sportit në këtë shtet të shëndrrohen në spitale e përkohshme.

Në këtë mënyrë Salla e Bemax Arena dhe Salla e Madhe Moraça në Podgoricë, Salla e Shkollës së Mesme “Golubovci”, Salla e Sporteve “Topolica” në Tivar dhe Salla e Sportit në Berane të përdoren për nevoja shëndetsore si spitale e përkohshme, mësohet nga Qeveria e Malit të Zi, transmeton Ulqini Online

Në Mal të Zi sot janë regjistruar edhe 4 persona të infektuar me koronavirus prej të cilëve njëri është nga Komuna e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 278.

By admini