Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq ka deklaruar se beson se në gjysmën e dytë të muajit maj mund të priten heqja graduale e disa masave. Megjithatë, siç ka theksuar, ajo që do ta bëjmë në pjesën e dytë të majit do të varet nga sjelljet tona dje, sot, nesër dhe gjatë të gjitha ditëve.

Edhe pse pjesa më e madhe e qytetarëve të Malit të Zi i respekton masat dhe rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë, dhe për këtë u jam mirënjohës, ekziston një numër i tyre i cili refuzon të pranojë se sjelljet e rrezikshme gjatë këtyre ditëve mund të na sjell të gjithëve në një situatë të rrezikshme“, ka theksuar Harapoviq për gazetën “Dnevne Novine”n transmeton Ulqini Online.

“Nëse tani përmbahemi nga të gjitha sfidat të cilat, para së gjithash na i imponon koha dhe ditët aktuale të bukura, atëherë do të kemi rastin që verën ta shfrytëzojmë ashtu siç duhet. Nëse tani do të jemi jo seriozë, shanset tona që të jem më pak në këtë vakum, mund të jenë të pa qarta, ka deklaruar ai. Hrapoviq ka theksuar se aktualisht në sistemin shëndetësor malazez kemi 149 respirator.
“Presim se edhe tre të tjerë do të arrijnë brenda disa ditëve. Me UNDP është kontraktuar blerja edhe 100 të tjerëve, kurse 40 respiratorët e parë nga kjo kontratë do të arrijnë deri kah fundi i muajit”, ka theksuar ministri Hrapoviq. Ai ka theksuar se përgjigja e sistemit shëndetësorë dhe e shtetit të Malit të Zi ndaj Covid-19, në tërësi ka qenë e mirë duke shtuar se ky është mendim edhe i shumicës së banorëve të Malit të Zi dhe këtë e konfirmojnë edhe të gjitha sondazhet e opinionit publikë gjatë këtyre ditëve.

By admini