Në Mal të Zi janë regjistruar sot edhe 4 persona të infektuar me koronavirus prej të cilëve njëri është nga Komuna e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 278, shkruan Ulqini Online.

 Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë theksuar se prej mbrëmë janë analizuar 91  raste, në mesin e të cilëve 4 janë konfirmuar të infektuar me Covid 19.

Në spitale janë duke u shëruar 41 persona, kurse nën mbikëqyrjen mjekësore janë mbi 7 mijë njerëz.

Rastet sipas komunave:

Podgorica: 149
Tuzi: 36
Nikshiq: 32
Tivari: 21
Ulqini: 11
Andrijevica: 7
Bijelo Polje: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Danillovgrad: 3
Tivati: 3

By admini