41 vjet më parë, më 15 prill të vitit 1979, një tërmet i fuqishëm goditi rajonin e Ulqinit. Referuar të dhënave sezmiologjike të kohës lëkundjet e para u dëgjuan në orën 07:19, e për të vazhduar edhe për disa çaste të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik në mes Ulqinit dhe Tivarit, ku fuqinë e pati nëntë ballë . Aktiviteti i tërmetit, sipas sezmiologëve,ka zgjatur 1 minutë e 30 sekonda në epiqendrën e tij, ndërsa në këtë qytet lëkundjet janë ndier për afro 30 sekonda. Tundjet e forta të tërmetit kanë krijuar panikë tek qaytetarët e Ulqinit, shumica e të cilëve e kanë kaluar natën jashtë, shkruan Ulqini Online.


Komuna e Ulqinit me Programin për Ngritjen e Përmendoreve në Territorin e Komunës së Ulqinit në vitin 2020 të miratuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit më 29.12.2019, parasheh ngritjen e përmendores për viktimat e termetit të 15 prillit 1979. Lidhur me këtë, në bashkëpunim me organet e administratës është përpiluar lista e mëposhtme e viktimave.


Në një njoftim të Komunës së Ulqinit të datës 12 mars të këtij viti bëhet lutje për të gjithë qytetarët që nëse kanë informata për këtë, të komunikojnë me Kuvendin e Komunës në numrin e telefonit 030 412 456, me email në parlament@ul-gov.me, ose me postë në adresën Kuvendi i Komunës së Ulqinit, Bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu pn, 85360 Ulqin.

Më poshtë është lista e viktimave.

Jusuf Ahmet Elezaga (1912, 67, Kala)
Xhemal Idrizaga (1929, 50, Kala)
Feriha Nimanbegu (1935, 44, Kala)
Agron Goga (1966, 13, Kala)
June Uruçi (1905, 74, Kala)
Fatime Shurdha (1892, 87, Kala)
Rabie Kurti (1948, 31, Kllezën)
Adem Kurti (1974, 5, Kllezën )
Rexhep Kurti (1974, 5, Kllezën)
Sadete Kurti (1977, 2, Kllezën)
Naser Kurti (1976, 3, Kllezën)
Pal Nrekiqi (1966, 13, Kllezën)
Haxhi Sellaj (1885, 94, Brajshë)
Ramazan Kasneci (1967, 12, Brajshë)
Nurije Ibroçi (1929, 50, Kaliman)
Prena Dugagjin (1916, 63, Reç)
Lulë Llukiq (1921, 58, Salç)
Rabie Ardoliq (1919, 60, Zogaj)
Nazmi Ardoliq (1977, 2, Zogaj)
Slobodanka Radovanović (1975, 4, Zogaj)
Zorka Vučević (1922, 57, Zogaj)
Mark Llukiq (1912, 67, Kullomzë)
Angja Nilloviq (1905, 74, Kullomzë)
Gjon Pepgjonoviq (1897, 82, Pistull)
Veliša Sekulić (1904, 75, Ulqin)

By admini