Nga Gjeke Gjonlekaj/New York

Deri kur të bëhet publik ky shënim numri i të smurëve ne SH.B.A nga koronavirusi do te arrije 160.000 veta. Pothuajse gjysma e të smurëve dhe të vdekurëve janë nga New Yorku, që është qyteti i tretë më i madh shqiptar pas Tiranës dhe Prishtinës. 

Bile Westchester County ku banoj unë dhe një pjesë e madhe e shqptarëve është prekur më rëndë se asnjë zonë tjetër e Amerikës. Të gjitha parashikimet thonë se numri i të smurëve dhe të  vdekurëve në New York do te shumëfishohet javën e ardhshme.Pavarësisht kujdesit dhe mjekësisë shumë të  zhvilluar amerikane është njoftur se edhe shqiptarët po vujnë, bile aty këtu kanë filluar të vdesin nga ky virus. Qytetin tonë të mrekullive po e mbulon zia si asnjëhërë në historinë e këtij vendi.  Kjo epidemi e tejkaloi tragjedinë e 11 shtatorit 2001. 

Shqiptaro-amerikanët në përgjithësi dhe malësorët e Amerikës në vecanti janë të pikëlluar këto ditë më shumë se asnjë herë tjetër. Janë të pikelluar sepse u njoftua se në Tuz dhe në  Malësi janë prekur nga kjo smundje vdekjeprurëse 32 veta. Për një trevë  kaq të vogël ku banojnë më pak se 15.000 baorë ky është numër tepër i madh dhe paralajmrim i tmershëm se atje mund të ndodhë një katastrofë e madhe njerëzore.Malësorët nuk u kishin dhënë rëndësi paralamrimeve qeveritare, duke marrë pjesë me shumicë në ceremoni dhe bashkime. Por pas më shumë se një jave autoritetet komunale dhe të qeverisë qëndrore kishin mbledhur infromata të mjaftueshme se Tuzin dhe Malësinë e kishte prekur rëndë smundja koronavirus. Zyrtarët e qeverisë qëndrore kishn bere thirrë per një mbledhe urgjente për këtë situatë. Në atë mbledhje ishte ftuar urgjentisht edhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj. Qeveria malazeze dhe Nik Gjeloshaj morën masat më të rrepta që për të parandaluar këtë kucedër të tërbuar. Një ditë më vonë pas ndërhyrjes qevertare u njoftua se në Tuz dhe në Malësi ishin prekur nga virusi 15 veta. Qysh atë ditë e sot janë njftuar edhe 18 infektime tjera. Qeveria e Malit të Zi dhe nëpunëst e Komunës së Tuzit në krye me  Nik Gjeloshaj u treguan shumë serioz dhe të fuqishëm në momentin më kritikë në hstroinë e Malësisë. 

S’ka asnjë dyshim se qeveria malazeze bëri punë të madhe për shpëtimin e malësorëve. Për këtë akt fisnik kjo qeveri meriton respekt nga shqiptarët në përgjithësi dhe nga malësorët në vecanti. Një ditë më vonë kjo qeveri dërgoi falas(gratis)mijëra pako ushqimesh dhe gjëra tjera të domosdoshme për pastrime. Shpërndarjen e këtyre paketave e bënë disa malësorë vullnetarë. Ata po bashkëpunojnë për mrekulli me Nik Gjeloshaj. Ata janë humanist e atdhetarë. Pas këtyre masave urgjente Tuzi dhe Malësia u qetësuan duke repspektuar urdhërinë e Komunës dhe Qeverisë Qëndrore.
Në këtë stuhi qeveria malazeze gjeti mbështetjen e zyrtarëve të Komunës së Tuzit e në vecanti të kryetarit Nik Gjeloshaj. Një fjalë urtë popullore amerikane thotë:”njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”. Pra Nik Gjeloshaj është guximtar i ndershëm dhe i mirë  për ta shpëtuar Malësinë nga kjo tragjedi. Thirrja e tij televizive ishte si një  thirrje biblike, ishte një thirrje profetike e cila e trondit botën shqiptare sidomos malësorët në vendlindje dhe në diasporë. Ky burrë fisnik i Derës së Lul Nikës më kujtoi atë natë trimat e permendur të Malësië: kapiten Gjelosh Lulin dhe Mul Bajraktarin fisniket e përmendur të Malësië së Madhe . Ata  burra legjendar të Malësisë  kishin bërë lutje e thirrje kundër vllavrasjes dhe luftës civile në dy anët e kufirt të asaj krahine shqiptare të përmendur. Të dhënat që Nik Gjeloshaj  kishte dëgjuar nga autoritetet  malazeze e kishin tronditur e pikëlluar. Por ky burr gjigant  u tregua i fuqishëm moralisht që këtë pikëllim të mos e kaloje në popull. Kështu kishin vepruar disa burra shtetesh gjatë Luftës e Dytë Botërore. Kështu kishte vepruar Winston Churchili. Ky trim i Malësisë u tregua hero i vërtetë ngase qysh atë ditë e sot nuk u largua asnjë moment nga Malësia.Qysha atë ditë e sot ende nuk e ka parë familjen e tij të ngushtë që janë 3 fëmijë dhe gruaja, pavarwsisht se edhe Nika mund të preket nga kjo smundje tepër e rrezikshme. Qëndresa e tij më kujton misionarin shpëtimtar  Patër Anton Harapit i cili në vitin 1918 kishte qëndruar tërë kohën në krahinat e Shalës për shpëtimin e popullit nga kolera. Për Nikën kjo komunë është e shejtë dhe fatëkeqësisht  ato ditë  komuna e tij po shkonte drejtë fundosjes. Për Nikën ato ishin ditë hamletiane “të jesh ose të mos jesh”. Para kamerës televizive të BOINIT, Nika dukej si  luani në kafaz. Dukej shumë i qëndrueshëm dhe aspak dramatik. Për malësorët  e Amerikës Governatori Mario Cuomo dhe Prefekti ynë Nikë Gjeloshaj janë heronjët e New Yorkut dhe të Malësisë. New Yorku dhe Malësia po vëllazërohen në këtë tragjedi dhe katastrofë.  Sot në Malësi dhe në diasporën tonë Nik Gjeloshaj është emër me i dashur dhe i nderuar. 

 Natyrisht se ju atje ne Malesi jeni  të shqetësuar për fatin tonë, ashti sic jemi edhe ne te shqetesuar  për fatin tuaj. Jemi së bashku në TITANIK që nuk dihet si mund të përfndojë. Këto momente që jam duke shkruar këtë shënim shikoj në television skena trishtuese. Sonte u njoftuan se kjo gjëndje izolimi do të vazhdojë edhe një muaj.  Kjo do të thotë se jemi para stuhive të mëdha. Disa shkencëtarë mendojnë se në Shtetet e Bashkuara mund të vdesin deri më 2 milionë veta. Cfardo katastrofe që mund të kaloj nëpër Malësi ju atje mbase do ta kaloni më lehte sepse ju jeni se bashku në token tuaj dhe jo si ne të shpërndarë në këtë oqean të pafund. Shqiptarët dhe malësorët është mirë të këmbjemë këto ditë sa më shumë informata dhe ndihma morale e materiale me njëri tjetërin, ngase anija mund të fundoset të mendojmë për testamente. Bota sot po përjeton skena tragjike që nuk janë paramenduar kurrë. Mbyllje kufijësh,varre amsive, funerale spitale trishtuese që i kisha lexuar shumë dekada më parë në veprën letrare të shkrimtarit nobelist Albert Camus “Murtaja”. Historianët e mjekësië thonë se para një shekulli bota kishte humbur 50 milionë njerëz nga virusi spanjoll. Nuk e dijë pse por kjo shifër po citohet këto ditë. Malësia jonë është prekur tepër rëndë nga ky virus. Në diasporë ka filluar dërgimi i ndihëmave që mund të quhen vetëm ndihma simbolike.  Ndihmat e diasporës për Malësinë këto ditë jane minimale.Ndihma jonë ende nuk ka arrtiur shifrën (100.000) dollar, që është baraz me vlerën e një veture jo tepër luksoze. Ky moskujdes është mallkim që do të bjerë mbi ne këtu në Amerikë dhe kudo  në diasporë. Pasuria e malësorëve në Amerikë është pothuajse 2 miliard dollar.  Për 5000 shtëpi malësore në Amerikë 100.000 dollar ndihme  janë  pak. Kjo do të thotë 20 dollar për shtëpi. Për një kushtrim “sot ose kurre”  20 dllarë  për oxhaqet e Malësië në Amerikë jane pak, kaq kerkon nje lyps rrugash. Ndoshta kjo mund të jetë edhe ndihma e fundit sepse kësaj katastrfe nuk i dihet fundi.

 Para 100 vjetësh At. Gjergj Fishta kishte botuar poemën “Coniu të Vdekur (Sugrite Mortui) Maroi Malësia. Gjergj Fishta  kishte vënë re se të gjallët nuk canin kokën për shpëtimin e Malësië dhe për këtë kishte thirrur për shpëtim  të vdekurit. Mbase ka ardhë koha që një poet tjetër t’u bëjë thirrje të vdekurëve keto dite për të shpëtuar Malësinë. Vendlindja jonë mbase do të vuajë gjatë dhe pas kësaj epidemie. Pasurit  tona nga këto kriza edhe mund të humbasin nëpër bankat e huaja që do të falementojnë dhe mbyllen përgjithëmonë sic ishin mbyllur gjatë Krizës së Madhe Ekonomike të Amerikës të viteve 30. Dijetarët e njohur të botës e parashikojnë se pas kësaj krize mund të ndryshojë i gjithë rëndi botëror. Ata që do të shpëtojnë do të jenë shumë të lumtur për vendlindjet e tyre.Këto dekadat e fundit kam vënë rë lukse të cmendura dhe shpënzime e abuzime që një ditë edhe mund të shndërrohen në mallkime,mbase edhe këto qe po ndodhin mund të jenë mallkime kundër atyre që e keqpërdorën pasurimë të cilën nuk e fituam me ndihmën e popullit.  Këto vitet e fundit kisha flour e shkruar disa herë për Malësinë tonë dhe fatin e saj. Bile para shumë javësh kisha botuar shkrimin me titull “Malësia Thrret”, që ishte thirrja e Nik Gjeloshaj për të ndihëmuar Malësinë. Kjo thirrje ra në veshë të shurdhët. Por fatëkeqësisht as thirrja e dytë nuk po dëgjohet. Lidhjet e udhëtimeve nga Amerika në vendlindje dhe anasjelltas u ndërpren,pas këtyre ndërprerjeve mund të ndërpriten edhe lidhjet tjera. Ne që i kemi kaluar të 70-dhjetat kem shumë paralajmrime për pasojat e mundshme të kësaj katastrofe. Natyrisht se në këto kohëra tepër të vështira duhet te jemi optimist por edhe realist. Pikës që na bashkon të gjithëve i thonë “Shpresë” (Hope).   Në këto kohë tragjike mendojmë shumë për të gjitha gjërat në këtë jetë.  Disa mendojmë edhe për vendlindjen tonë të dashur  që ndoshta nuk do ta shohin më kurrë. Por sa kohë të rrojë Gjithësia do të rrojë Arbëria, Amerika dhe Malësia. O Zot ki mëshire. O Nënë Tereze lutu për ne. 

By admini