Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit ka mbajtur takim me datën 27.03.2020. Nga ky takim mësoeht se  Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit është vazhdimisht në përcjellje të situates dhe lajmërimeve nga organet kompetente, ndërmerr masa të parapara me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim të Mal të Zi më qëllim të rritjes së gatitshmërisë dhe parandalimit të përhapjes së rrezikut dhe pasojave që mund të rrjedhin nga ai, transmeton Ulqini Online.

Një ndër urdhëresat ka të bëjë me shitësit e bukës. Kështu, obligohen të gjithë, sidomos shitësit e bukës, t’i përmbahen ndalesës që i njëjti person të përgatisë ushqimin dhe të bëj marrjen e të holave për pagesë.

By admini