Ilustrim

Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit ka mbajtur takim me datën 27.03.2020. Nga ky takim mësoeht se  Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit është vazhdimisht në përcjellje të situates dhe lajmërimeve nga organet kompetente, ndërmerr masa të parapara me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim të Mal të Zi më qëllim të rritjes së gatitshmërisë dhe parandalimit të përhapjes së rrezikut dhe pasojave që mund të rrjedhin nga ai, transmeton Ulqini Online.

Udhëheqësi, zv/udhëheqësi dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Ekipit lokal për mbrojtje dhe shpëtim duhet të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm, të shkëmbëjnë të dhënat e rëndësishme dhe të sigurojnë koordinimin mes organeve/enteve/institucioneve në nivel lokal dhe shtetëror. Në këtë kontekst, udhëheqësi i Ekipit ka kritikuar ashpër anëtarët e Ekipit të cilët mungojnë nga puna dhe takimet në këtë moment kaq të rëndësishëm për Ulqinin dhe Malin e Zi.

By admini