Drejtori i Institutit për Shëndetin  Publik, Boban Mugosha ka theksuar se në Malin e Zi është vështirë të luftohen shprehitë dhe zakonet, por shembulli i Tuzit ka treguar se një gjë e tillë është e mundur.
“Dje kemi pasur tre raste pozitive. Është me rëndësi se nga Tuzi kemi pasur vetëm një dhe kjo është me rëndësi të veçantë, dhe këto masa të cilat i kemi propozuar dhe të cilat i ka miratuar qeveria duhet të respektohen me përpikëri”, ka theksuar Mugosha, transmeton Ulqini online.

Siç shkruan rtcg, ai ka theksuar ai, pothuaj se 99.9% të qytetarëve të Tuzit i respektojnë të gjitha masat dhe urdhëresat.
“ Dje në këtë Institut kanë arritur shumë kërkesa. Edhe kryetari i Komunës, Nikë Gjeloshaj, po ashtu ka paraqitur kërkesën e cila ka të bëjë me jetën e atyre që jetojnë në shtëpitë e veta dhe të cilët kanë kafshë”, ka theksuar Mugosha.

Siç ka sqaruar, urdhëresën duhet sqaruar në mënyrë që të gjithë që jetojnë në banesa dhe në shtëpi e që nuk kanë oborre duhet të qëndrojnë brenda, kurse ata të cilët kanë oborre dhe bagëti të cilat duhet ushqyer, mund të dalin të kryejnë punët, por në asnjë mënyrë nuk mund të dalin nga oborret dhe të takohen me individ të tjerë.

By admini