Situata epidemiologjike në Mal të Zi është tejet serioze dhe gjithnjë rritet numri i të prekurve me Coronavirus, ka deklaruar drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugosha duke shtuar se tani përgjegjësia më e madhe bie mbi qytetarët, të cilët duhet të respektojnë distancën sociale.
Siç shkruan rtcg, Mugosha ka theksuar se situata gjithnjë është alarmuese, kurse për shkak të mungesës së ilaçit dhe vaksinës adekuate, “e vetmja mënyrë që të luftojmë kundër virusit është që të ruhet distanca sociale, që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos ketë kontakte fizike”, transmeton Ulqini Online.
Mugosha ka theksuar se në këtë drejtim do të insistojë sepse në këtë formë është e mundur të zvogëlohet përhapja e epidemisë dhe njëkohësisht të ulet presioni mbi sistemin shëndetësor. “Ne në këtë do të insistojmë, sepse në këtë mënyrë ua mundësojmë individëve të cilët janë të infektuar dhe kanë analiza të rënda klinike të mund të shërohen, dhe njëkohësisht zvogëlojnë mundësinë që ky virus të përhapet dhe kjo do të thotë që brenda një kohe mund të presin të shuajmë epideminë dhe ti kthehemi jetës normale”, ka deklaruar Mugosha në intervistën për PR Qendrën. Ai ka theksuar se tani përgjegjësia më e madhe u takon qytetarëve.