Kompanitë tregtare në Ulqin duken të jenë të përgatitura dhe të furnizuara mjaftueshëm për të mos munguar në treg produktet bazike, pas gjendjes më të re në lidhje me përhapjen e koronavirusit pothuajse në të gjitha vendet e botës.
Paradreken e së hënës në të gjitha dyqanet e mëdha nuk kishte pritje dhe tregtimi bëhej pa probleme dhe pa pritje të mëdha, shkruan Ulqini Online.
Poashtu gjendja e mirë duket edhe në farmacitë e qytetit.
Ditën e diele qeveria e Malit të Zi ka sjellur një sërë vendimesh me qëllim ta parandalimit të përhapjes së korovavirusit edhe në këtë shtet.